“Do të kisha vdekur”/ Artan Fuga bën thirrjen e fortë: E kuptoni o njerëz?
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga I ka drejtuar nj...
Shkrimtarja Flutura Açka ka rrëfyer një ngjarje lidhur me vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.
Açka tregon se në kohën kur u censurua një dokumentar kushtuar kësaj vrasjeje mori një mesazh nga një gazetar investigativ i cili kërkoi që në emër të grupit që gazetarëve që merrej me investigimin të verifikonte adresën e kompanisë simotër holandeze që u shpall atë kohë si fituese e Inceneratorit të Tiranës.
Më tej ajo tregon se shkoi në adresën që publiku shqiptar njeh si zyra e simotrës holandeze dhe pa se ajo ishte thjesht një banesë familjare.
?Një vit pas vrasjes së djaloshit të ri Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, në kohën kur u censurua një dokumentar kushtuar kësaj vrasjeje makabre dhe hijeve të fajit dhe të pandëshkueshmërisë së tij, mora një mesazh nga një gazetar investigativ. Meqenëse kishte parë nga postimet e mia se isha atë kohë në Holandë, ai më kërkoi miqësisht që – në emër të grupit që gazetarëve që merrej me investigimin – të verifikoja adresën e kompanisë simotër holandeze që u shpall atë kohë si fituese e Inceneratorit të Tiranës. Pas disa telefonatave të vazhdueshme në numrin e shpallur të telefonit, nga shpesh më vinte heshtje, më në fund nisi të përgjigjej një familje, e cila në fakt u bezdis shumë prej meje dhe e përligji bezdisjen time me gabimin e prerjes së telefonit dhe kaosin e ndonjëhershëm të kompanive telefonike holandeze qysh nga koha kur ishin shfaqur shitjet me telefon. Që ta çoja deri në fund detyrimin tim, u nisa një ditë për në Amsterdam dhe vajta në adresën që publiku shqiptar njeh si zyra e simotrës holandeze të kanakares sonë shqiptare në Tiranë, që u mori shqiptarëve mbi 430 milion euro për ta bërë Tiranën edhe më të pistë se ç?e kishim. Shkurt, kur mbërrita te adresa e shpallur, një godinë si të gjitha godinat e bukura të Amsterdamit, ishte thjesht një banesë familjare, dhe meqenëse nuk është e udhës t?u biesh dyerve holandeze pa lënë takim, thjesht ndala përballë saj, duke e përfytyryar në fiksionin tim se si ajo lubi do t?i gllabëronte paratë e shqiptarëve nga Amsterdami për të pastruar Tiranën?, shkruan Açka.
Sipas saj, pavarësisht të ndonjë emri holandez që përfaqëson interesat tona ?mbi plehrat?, ajo është një krijim shqiptar.
Shkrimtarja thekson se edhe nëse ka ndryshuar dhe ajo godinë është kthyer në adresë e një kompanie shqiptaro-holandeze, nuk ka ndryshuar asgjë të paktën me Tiranën.
?Në Holandë gjithçka ka adresë dhe transparencë. Emra të tillë holandezë që i korrupton paraja, ka sa të duash në Holandë. Fundja, siç ka thënë Michel Houellebecq ?Holanda një kompani e madhe është?, kështu që është gjëja më e natyrshme të ndërtosh kompani guacka, e flluska e fantazma e mashtruese atje. Ku ka diell, natyrshëm ka edhe hije, gjatësia e së cilës varet vetëm nga këndi i dritës.
Tani, tre vjet më pas. asgjë nuk ka ndryshuar, edhe nëse ka ndryshuar dhe ajo godinë është kthyer në adresë e një kompanie shqiptaro-holandeze, nuk ka ndryshuar asgjjë të paktën me Tiranën. Është gjithnjë e më e pistë. Kur një mbrëmje ndala te makina e plehrave që po merrte mbetjet e banorëve të rrugës sime në Tiranë dhe e pyeta një si farë shefi që vinte vërdallë aty se ?përse nuk pastronin mbetjet rrotull koshave, ato masat me dhera e dërrasa, por vetëm zbraznin koshat??, më tha shpërfillës: ?Nuk është puna jonë, ne kemi kontratë vetëm për mbeturinat në kosha?.
Ndaj, nëse ndokujt i lypet ndonjë adresë holandeze për inceneratorin e radhës, ofroj adresën time. Një gjë është e sigurt: Unë paratë e shqiptarëve do t?i bëj libra!?, përfundon Açka./CNA.al
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga I ka drejtuar nj...
Nga Besim XheliliVjenë, 18 tetor 2020Me rastin e hapjes së J...
Prej pothuajse gjashtë muajsh CNA.al ka denoncuar një dosje ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në një pik...
Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar se në shkollën...
Shtyhet sërish procesi gjyqësor për Emiliano Shullazin dhe a...
Kryeministri Edi Rama u kërkoi grave naftëtare që të dilnin ...
Një personazh i pompuar fort në politikë. Dikur një social...
Rëndohet shëndeti i naftëtareve të Ballshit të cilët kërkojn...
Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se në shkollën ‘’...
Gjykata e Elbasanit ka dalë jashtë funksionit tashmë për shk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt patenta s...
Dy dosje në lidhje me dy ngjarje kriminale, kanë të dyshuar ...
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbivrasjen ...
Një video me një gjuhë rrugësh midis dy personazheve të poli...
Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve t...
Dy lisa shekullor janë rrëzuar në qytetin e Fierit e për pas...
Sportistja e njohur Klodiana Shala është futur në listën e k...
E pamoralshme, e turpshme, e pabesueshme! Prej dy ditësh me ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...