web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

12 Shtator 2020, 08:55, Politikë CNA

Dy javë më parë, CNA.al ka publikuar skandalin ku është përfshirë ministry i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me blerjen e një mjeti luksoz 10 milionësh.

Bëhet fjalë për një BMW luksoz, të blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që më pas mjeti është sjellë në Shqipëri, dhe me të shëtit ministri Sandër Lleshaj. (Lexo këtu)

Në lidhje me skandalin në fjalë, CNA.al i është drejtuar me shkresë disa institucioneve, për të kërkuar informacion zyrtar dhe dosjen e plotë të blerjes së mjetit.

Me datë 28.08.2020, CNA.al i është drejtuar me një letër zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nga i cili ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Po ashtu në të njëjtën datë, CNA.al i është drejtuar me një shkresë edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Kjo e fundit ktheu përgjigje me një dokument qesharak, ku thotë se nuk jep të dhëna personale.

Në fakt ai mjet nuk është personal, por është një mjet i përdorur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i fotografuar së fundi para parlamentit.

Me datë 02.09.2020, CNA.al i është drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Komisionerit të Për të Drejtën e Informimit, ku kërkojmë që të urdhërojë DPSHTRR-në, të japë informacionin e kërkuar.

Ndërkohë, është ky institucion që ka reaguar dhe që është për t?u përshëndetur nga ana jonë, duke theksuar se të dhënat duhet të jepen dhe gjithashtu i është drejtuar DPSHTRR-së, duke theksuar se do të gjobiten në qoftë se nuk e marrin në shqyrtim dhe nuk kthejnë përgjigje brenda datës 16 shtator 2020.

Reagimi i Komisionerit publik tregon edhe një herë abuzimin, shkeljen e ligjit që bëjnë institucionet shtetërore duke mos iu ofruar të dhëna mediave dhe nga ana tjetër thuhet se qeveria është transparente.

Në fakt në rastin e blerjes së mjetit për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj jemi përballë një skandali të dyfishtë. Jo për shkak vetëm të mënyrës dhe debateve që ka pasur blerja e këtij mjeti, por për faktin sesi zyrtarë të lartë të shtetit po përpiqen të fshehin të dhënat që i interesojnë publikut në lidhje me këtë skandal.

CNA.al falenderon publikisht Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për reagimin e shpejtë dhe urdhërin që i drejton menjëherë DPSHTRR-së për të na u përgjigjur dhe për të na vënë në dispozicion të dhënat zyrtare.

Gjithashtu theksojmë se me të njëjtën shkresë i jemi drejtuar edhe Policisë së Shtetit për të na vënë në dispozicion dosjen e proçedurës së blerjes së këtij mjeti. Por, ende nuk kemi asnjë përgjigje.

Pra, skandali i blerjes së makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt thellohet me fshehjen e të dhënave dhe përpjekjet për të zhdukur gjurmët nga DPSHTRR me një justifikimi infantile ligjor dhe i padituri, që tregon se çfarë mostrash ka në krye të institucioneve.

Dhe nga ana tjetër që prej datës 28.08.2020, Policia e Shtetit ende nuk është përgjigjur dhe të gjithë po përpiqen ta kalojnë në heshtje./ CNA.al

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion





Lajmet e fundit nga