web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ka vetëm një arsye pse opozita e ka të vështirë fitoren/ Kulluri leksion Bashës: Lëri qurravitjet

12 Shtator 2020, 07:13, Politikë CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar deklaratat e opozitës, e cila akuzon kryeministrin Edi Rama se po përgatit manipulimin e zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thotë se këto janë justifikime.

Sipas ti, e vetmja arsye se pse opozita e ka të vështirë fitoren tani është mungesa e liderit, ekipit dhe një oferte të djathtë serioze.

?Filluan justifikimet! Jo po formulari i administrates, jo po Rama takohet me kriminele etj..

Ne Shqiperi te dyja fenomenet kane ndodhur rendom gjate 30 viteve dhe nuk kane arritur dot ta ndalojne rrotacionin politik!

PD ne vitin 2005 erdhi ne pushtet nderkohe qe nga 2006 e me pas u denuan mbi 250 banda me akuza penale te renda qe kishin perkrahur PS gjate viteve 1997-2005!

Po ashtu administrata publike ka qene e mbushur me anetar te PS ne ate kohe, e prape opozita fitoi zgjedhjet dhe rikonfirmoi veten ne 2009!

I vetmi dallim mes 2005 dhe 2020 eshte mungesa e liderit, ekipit dhe nje oferte te djathte serioze! Kaq!

Keto ?qurravitjet? jane justifikimi i rradhes per te fshehur nje PD te shkallmuar nga Basha dhe sherbetoret e tij ne 7 vjet!

Po te shtosh dhe faktin se lideri i opozites prej 3 vitesh nuk takon dot as rojen e parkingut te Departamentit te Shtetit, kuptohet pse opozita eshte ne kete gjendje!
Komisioni Luli-Ruli nuk mund te fshehe krizen e thelle te demokracise se brendshme ne PD! Hiq 3000 kandidate e mbaj 1000 pa dhene asnje shpjegim pse tallen me ata qe akoma mendojne se ne ate parti ate vlen ende te konkurosh!?-shkruan Kulluri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga