Connect with Us

Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës

Aktualitet

Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës

Publikuar

-

Maliqi “kryqëzon” Lleshajn/ Me makinën luksoze mund të ishin blerë 100 dronë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ndryshuar targën e mjetit i cili u denoncua si një akt skandaloz nga CNA.al, rreth një muaj më parë.

Mjeti, i cili deri pak kohë më parë ka mbajtur targën AA 976 UT, tashmë i janë ndryshuar targat, në AB 395 BC.

Makina BMW me targa të ndryshuara

Kujtojmë këtu se skandali, lidhet me blerjen e një mjeti luksoz tip BMW, për të cilin Lleshaj thotë se ka kushtuar reth 50 mijë euro.

CNA.al raportoi se mjeti në fjalë është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por më pas mjeti është sjellë në Shqipëri me targa gjermane, dhe sikurse shikohet në foton më poshtë, është parkuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Më pas mjetit në fjalë i janë vënë targat shqiptare AA 976 UT, dhe mjeti është dërguar pranë Ministrisë së Brendshme dhe përdoret nga ministri Sandër Lleshaj. (Lexo këtu)

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

CNA.al i shkoi më tej investigimit dhe skandali vijoi të thellohet.

Në datën 9 shtator 2020, CNA.al, duke iu referuar burimeve zyrtare pranë institucioneve shtetërore, raportoi se mjeti në fjalë qarkullon me targa falso. (Lexo këtu)

CNA.al i është drejtuar me një shkresë DPSHTRR-së dhe Policisë së Shtetit.

DPSHTRR, në shkresën e datës 02.09.2020 drejtuar redaksisë së CNA.al, jep një përgjigje qesharake, ndërsa thotë se “Nuk mund të japim të dhënat personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre”.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Por, CNA.al nuk do të ndalet deri në zbardhjen e plotë të këtij skandali, “zemra” e të cilit është në Policinë e Shtetit.

Ndërsa, Ministria e Brendshme, pasi mjetit i janë ndryshuar targat, pranon se makina me të cilën lëviz Sandër Lleshaj, ka mbajtur përkohësisht targat AA 976 UT. Pra, e pranon se mjeti ka lëvizur me targa false.

Në përgjigjen e mbërritur në 25 shtator pranë redaksisë së CNA.al, e cila mban vulën dhe firmën e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Brendshme, pranohet se mjeti ka lëvizur me targa false.

Në shkresë thuhet se mjeti ka mbajtur përkohësisht targat e sipërpërmendura.

“Targa AA 976 UT është në përdorim të mjeteve në pronësi të Ministrisë dhe strukturave të saj të varësisë, është i pajisur me siguracion në përputhje me legjislacionin në fuqi

Nëse i referoheni mjetit tip “BMW”, në pronëse të ministrisë së Brendshme, i cili ka mbajtur përkohësisht targën e lartpërmendur, ju bëjmë me dije se ai është pajisur me siguracion të detyrueshëm”-thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.

LEXO EDHE:  “Dijet tona ushtarake, më të mira se të ministrit”/ Neritan Liçaj ironizon Lleshajn

Edhe pse ministria e Brendshme thotë se janë AA 976 UT, janë targa të mbajtura përkohësisht, ende nuk ka vënë në dispozicion dokumentacionin që tregon se për kë është blerë mjeti,  kush e bleu, si e bleu, pse u targua me targa false dhe pse lëviz pa siguracion.

Por, çfarë ndodhi?

CNA.al ka siguruar disa foto të mjetit, në fjalë ku duket se janë ndryshuar targat. Tashmë mjeti mban targën AB 395 BC. Kështu, vetë Lleshaj pranon se ka lëvizur me targa false, por tashmë mjetit i janë ndryshuar targat.

Makina BMW me targa te ndryshuara

Sandër Lleshaj ka përdorur një mjet i cili është blerë nga Policia e Shtetit për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani dhe ka qarkulluar me targa false.

Sandër Lleshaj në vend që të përgjigjej për skandalin në të cilin është përfshirë, hodhi një mal me akuza dhe sulme ndaj medias.

Pas sulmeve dhe akuzave, Sandër Lleshaj ndryshoi targat e makinës dhe tashmë nuk kemi një ministër që lëviz me një mjet me targa false, por me një mjet me targa të rregullta, dhe ndoshta edhe me siguracion.

Por, fakti është se Sandër Lleshaj me ndryshimin e targave të mjetit, ka pranuar se ka qarkulluar për një kohë me një mjet me targa false dhe pa siguracion.

Makina BMW me targa te ndryshuara

Që në rastin e një qytetari të thjeshtë, në rast se ai do të kapej, do të burgosej. Ndërsa ministri ka luksin të ndryshojë ato sipas qejfit.

Por CNA.al në vijim do të sjellë të tjera detaje dhe skandale…vijon

Makina BMW me targa te ndryshuara
Makina BMW me targa te ndryshuara
Makina BMW me targa te ndryshuara

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

BMW-ja luksoze/ Lleshaj kërkon të mbulojë skandalin, fsheh dokumentet

Lleshaj e pranon/ Mjeti qarkullonte me targa falso

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas raportit të fundit të OKB-së, më shumë se 82 milionë njerëz janë zhvendosur, megjithë mbylljen e kufijve nga shumë vende për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky është numri më i lartë i refugjatëve i regjistruar ndonjëherë.

Ajo që është mjaft tronditëse është fakti se gjatë dhjetë viteve të fundit numri i njerëzve që janë refugjatë ose janë zhvendosur me forcë është dyfishuar. Rreth 48 përqind janë fëmijë ose të rinj, kështu që ne vërtet kemi breza fëmijësh të cilët janë larguar nga vendet e tyre të origjinës”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së.

OKB-ja njofton se në përgjithësi, 1 në 95 njerëz janë zhvendosur me forcë, duke përfshirë më shumë se gjysmën e popullsisë së Sirisë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Sirianët përfaqësojnë grupin më të madh të të zhvendosurve ndërkombëtarisht dhe ekspertët thonë se nevojat e tyre janë të shumta.

Edukimi dhe shëndeti mendor janë çështje kryesore. Për shembull ne kemi shumë refugjatë sirianë të traumatizuar dhe ata nuk mund ta kuptojnë. Pra, ju duhet të punoni për shëndetin mendor, plus edukimin e tyre”, thotë Nancy Yarmout nga organizata “Rescue Me” .

LEXO EDHE:  Ministria e Mbrojtjes sulmon Policinë e Shtetit/ Nënoficeri i arrestuar është larguar nga FA

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsi në KLP/ Gent Ibrahimi thellon skandalin

Venezuelianët përbëjnë grupin e dytë më të madh, të njerëzve të zhvendosur me forcë.

Shumë prej tyre kanë shkuar në Kolumbi. Zhvendosja nga Amerika Qendrore është rritur 50 herë gjatë dhjetë viteve të fundit, me shumë refugjatë që drejtohen në veri për në Shtetet e Bashkuara.

Besoj se është me të vërtetë e rëndësishme të mendosh për refugjatët jo si një barrë për shoqërinë, por të mendosh për ta si konsumatorë dhe kontribues, sepse ata në të vërtetë shtojnë rritjen ekonomike … shtojnë zhvillimin ekonomik”, thotë Richard Albright, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Numri i fëmijëve të pashoqëruar në vitin 2020 po ashtu ishte i lartë, sipas raportit të OKB-së. Dhe ndryshimi i klimës ishte një nga faktorët që shkaktoi zhvendosje të njerëzve në gjithë botën.

Nevoja për burime, ujë, tokë … Nevoja për ushqimin e bagëtive, për të shtuar të korrurat… Të gjitha këto preken nga ndryshimi i klimës, dhe çojnë në konflikt. Më pas konflikti sjell zhvendosje”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së

Raporti i OKB-së tregon se 86 përqind e njerëzve të zhvendosur përtej kufijve janë pritur nga vendet në zhvillim./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Analizë e thellë në gjithë strukturat e PD-së”/ Dhurata Çupi: Nuk kemi qëllim të largojmë njeri

Publikuar

-

Nga

“Analizë e thellë në gjithë strukturat e PD-së”, Dhurata Çupi: Nuk kemi qëllim të largojmë njeri

Dhurata Çupi, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike foli për aktivitetin e partisë që këtë verë nuk do të ketë “pushime”.

Ajo përmendi se do të ketë strukturime të PD-së në efekt të përmirësimit të punës dhe një analizë të thellë të gjithë strukturave.

Sipas Çupit, jemi në kushtet kur partia në pushtet po Lufton për të mbajtur pushtetin dhe nuk ka më standard, e ndërsa përmendi këtë fakt shtoi gjithashtu se nuk do të ketë asnjë tolerancë nga PD për “masakrën zgjedhore të 25 prillit” të cilën e cilësoi si një ditë kur nuk janë mbajtur zgjedhje të lira.

LEXO EDHE:  Kush është drejtoresha e tenderit 1 milion euro, që mbrohet nga kryeministri

LEXO EDHE:  Kush është drejtoresha e tenderit 1 milion euro, që mbrohet nga kryeministri

“Ne kemi bërë disa kallëzime në SPAK dhe presim përgjigje nga njëra anë, nga ana tjetër sigurisht ne duhet të jemi shumë objektiv. Ne duhet të kemi parasysh që edhe strukturat tona, ndoshta kanë çaluar diku”, tha deputetja.

Ndërsa, theksoi se analiza për të mbajtur përgjegjësitë është shumë e domosdoshme, Çupi bëri me dije se qëllimi nuk është të largojnë njerëz por të afrojnë sa më shumë të jetë e mundur./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kim bashkëbisedim me drejtues të diasporës shqiptare në SHBA/ Vijoni kontributin për forcimin e vendit

Publikuar

-

Nga

Kim bashkëbisedim me drejtues të diasporës shqiptare në SHBA/ Vijoni kontributin për forcimin e vendit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me drejtues të komunitetit të diasporës shqiptare në SHBA. Lajmin e jep përmes një postimi vetë ambasada amerikane.

“Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

LEXO EDHE:  Kush është drejtoresha e tenderit 1 milion euro, që mbrohet nga kryeministri

LEXO EDHE:  CNA zbuloi skandalin për BMW-në luksoze/ PD thirrje SPAK: Heto abuzimet e Lleshajt

Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane./CNA.al

LEXO TE PLOTE