Connect with Us

Kur do t’i publikojë të dhënat e BMW-së Sandër Lleshaj?

Politikë

Kur do t’i publikojë të dhënat e BMW-së Sandër Lleshaj?

Publikuar

-

Skandali me makinën Luksoze/ Maqedonia e Veriut leksion Sandër Lleshajt

Gati një muaj më parë, CNA.al denoncoi një skandal, në të cilin është përfshirë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

CNA.al tregoi sesi në kulmin e pandemisë së Covid-19, dhe pas tërmetit tragjik, pra ndërkohë që vendi po përballej me dy fatkeqësi natyrore të njëpasnjëshme, një makinë luksoze blihet nga Policia e Shtetit, dhe më pas përdoret nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Bëhet fjalë për blerjen e një mjeti tip BMW, me vlerë rreth 100 milionë lekë, blerë nga Policia e Shtetit për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por që me proçedura ekstraligjore, është sjellë në vendin tonë dhe me të shëtit rrugëve të Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Por, edhe pse po bëhet gati një muaj nga publikimi I këtij skandali, Sandër Lleshaj ende nuk përgjigjet. Ende nuk ka publikuar asnjë document.

Ministri është përgjigjur me akuza banale që nuk i shkojnë as një “kapteri” megjithëse këta të fundit janë më të nderuar se Sandër Lleshaj.

Në mënyrë banale e spostoi vëmendjen duke thënë se shuma e deklaruar nga CNA.al është e pavërtetë, pra tentoi të spostonte thelbin e skandalit.

Problemi nuk është shuma. Por procedura e ndjekur dhe luksi i shfrenuar që kërkon ministri. Në kohën që bandat dhe krimi përplasen rrugëve, Sandri kërkon BMW-në  luksoze.

LEXO EDHE:  Gurë dhe shishe me benzinë ndaj policisë/ 14 protestues në qeli
Lleshaj me makinen luksoze, te Parlamenti

Tani ajo çfarë duhet të bëjë Sandër Lleshaj është të publikojë dokumentet e BMW-së, luksoze për të cilën thotë se është blerë për 50 mijë euro, që për të duket se janë hiç gjë.

Pas gati një muaj nuk ka nxjerrë asnjë dokument zyrtar. Policia e Shtetit, DPSHTRR që u zhyt në një tjetër skandal sërish nuk përgjigjet .

Ndërsa gënjeshtari Sandër Lleshaj tha se do t’i drejtohej gjykatës, por nuk e bëri.

Gënjeu duke thënë se ne kemi raportuar se mjeti është personal, por këtë se kemi thënë kurrë.

Ne kemi thënë se mjeti është blerë nga Policia e Shtetit, por përdoret nga Sandër Lleshaj.

Gënjeu kur tha se kemi thënë që mjeti është 150 mijë euro. As këtë nuk e thamë kurrë. Ne kemi thënë që vlera e mjetit, është rreth 100 milionë lekë.

Sandër Lleshaj na akuzoi dhe ne tani e sfidojmë publikisht të nxjerrë dokumentet, cdo ditë do ketë një shkrim dhe një përgjigje nga ne, deri ditën që do t’iu tregojë shqiptarëve kur, pse dhe si e bleu BMW-në luksoze./ CNA.al

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Denoncoi skandalin e BMW-së luksoze/ Berisha: Lleshaj, kërcënime banditeske ndaj gazetarit

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Publikuar

-

Nga

Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Kryeministri Edi Rama ka folur për hapjen e kufinjve me Shqipërinë pas shumë muajsh që nuk lejohej lëvizja e lirë në vendet e BE-së.

Në një intervistë për “France 24” me gazetaren Caroline de Camaret, Rama tha se Shqipëria ka bërë një punë mjaft serioze me masat dhe vaksinimin, ndaj theksoi se mundi është shpërblyer.

“Po qytetarët tonë parashikojnë që të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë tonë jetojnë përtej kufijëve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultatet që janë vlerësuar nga të gjithë.

Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane, si për përqindjen e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe vdekjeve.

Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850.000 dhe në një vend me numrin aktual të banorëve kjo është shumë”, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Llallës/ Rama: Sinjal i mirë, presim të marrim dritën jeshile nga Brukseli

Publikuar

-

Nga

Dënimi i Llallës/ Rama: Sinjal i mirë, presim të marrim dritën jeshile nga Brukseli

Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian në fund të qershorit.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon.

Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit“, u shpreh Rama.

Kryeministri ka deklaruar se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, sipas tij kjo një shenjë e ardhjes së një “demokracie funksionale”.

Kryeministri ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme tani për rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa i pyetur për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e ka quajtur një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës.

LEXO EDHE:  Ardi Veliu i pakënaqur nga gjykatat/ “Na kanë befasuar shpeshherë me vendimet”

LEXO EDHE:  Aksidentoi gruan shtatzënë/ Ja çfarë tha autori pas vendimit të gjykatës

Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme si në nivelin e qeverisjes apo edhe të pushtetit gjyqësor, atëherë Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së sot. Ka një arsye pse ne jemi të ndershëm në këtë betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë, dhe unë besoj se është krejtësisht e kundërta.

Për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, pandëshkueshmëria ia ka lenë vendin shtetit të së drejtës dhe nëse ka një prokuror të përgjithshëm apo ish-personalitete si në sistemin gjyqësor edhe në sistemin politik në përgjithësi që dënohen, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon lindjen e diçkaje që është shumë e rëndësishme, shteti i së drejtës. Pikërisht për këtë ne duam të vazhdojmë procesin e bisedimeve sepse kjo na mundëson të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale, dhe nëse nuk do të kishim këto në këtë rrugëtim, sigurisht Këshilli Europian nuk do të kishte marrë asnjëherë në konsideratë, qoftë edhe në një tryezë Shqipërinë për të filluar bisedimet“, nënvizoi kryeministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

“Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm mbi procesin e kolaudimit të mjeteve.

Ai ka bërë apel që drejtuesit e mjeteve të kontrollojnë dhe të riparojnë mjetet përpara se çdo udhëtimi, pasi në të kundërt do të jenë direkt përgjegjës, duke rrezikuar ndëshkime, të cilat fillojnë nga gjobat dhe deri në daljen e përhershme të mjetit nga qarkullimi.

“Game Over! S’ka më shaka me kolaudimin”, shkruan Rama ndër të tjera, teksa tregon se nga 15.167 mjete të testuara në 15 ditët e para, 3454 mjete nuk e kanë kaluar kolaudimin.

Postimi i plotë:

Njoftim mbi procesin e kolaudimit të automjeteve

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

-10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

-1,156 Autobusa (8%)

-3,179 Kamiona (21%)

-617 Rimorkio (4%)

-120 Motomjete (0.8%)

-32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

-3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

-2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!?

-667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

-180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale!

Penalizimet: Masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! s’ka më “shaka” me kolaudimin!

Game Over./CNA.al

LEXO TE PLOTE