Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e një ?bande? policore në Sarandë, anëtarët e së cilës therin dhe tentojnë të vrasin banorët. Për muaj me radhë, në qytetin bregdetar kanë ndodhur disa ngjarje kriminale, ku disa autorë janë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve, ose kanë lidhje familjare me këta punonjës të ruajtjes së rendit. Por, deri në ditët e sotme, asnjë punonjës nuk është vënë nën akuzë, por vetëm shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë.
Disa ditë më parë, emisioni investigativ denoncoi një ngjarje kriminale të ndodhur në muajin qershor 2020. I dëmtuari Arjan Hoxha ankohej se një punonjës i policisë së burgjeve, Ilmi Limaj, e kishte qëlluar me qytën e pistoletës. Madje, më pas e kishte shtrirë përtokë duke i drejtuar edhe pistoletën. Limaj u ndihmua nga kunati i tij Beso Qorri dhe nga të afërm punonjës të policisë së Sarandës. Ngjarja e qershorit është arkivuar, pasi prokuroria nuk faktoi se ishte përdorur pistoletë, megjithëse ngjarja ishte në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Këta të fundit pranuan para gazetarëve të Fiks Fare se autori kishte përdorur armën e punës, duke vënë në rrezik dhjetëra klientë të lokalit.
Por, disa ditë pas publikimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një tjetër ankesë. Elida Papagjika ankohet se, të njëjtët
autorë të plagosjes dhe tentativës së vrasjes së Arjan Hoxhës, kanë plagosur dhe kanë tentuar të vrasin edhe vëllanë e saj. Ngjarja e dytë ka ndodhur në fund të muajit gusht 2020 në Sarandë, ku 5 persona kanë qëlluar me thikë Dino Majkon. Elida thotë se autorët veprojnë si bandë në Sarandë, pasi kanë lidhje të forta me strukturat e Policisë së Shtetit. Më tej pohon se ngjarja, megjithëse ka pasur kamera sigurie, nuk është zbardhur plotësisht.
Fiksi bisedoi edhe me të dëmtuarin, Dino Majko, i cili është plagosur me thikë nga kjo ngjarje. Ai pohon se ka pasur vetëm një debat të vogël dhe më pas është gjurmuar nga Beso Qorri, djali i tij, Ilmi Limaj dhe persona të tjerë. Por, pavarësisht se për ngjarjen ka prova filmike, prokuroria ende nuk ka asnjë person të arrestuar. Në videon që disponon Fiks Fare shikohen qartë veprimet e z.Beso Qorri, djalit të tij, të cilët qëllojnë në befasi Dino Majkon. Ata e ndjekin edhe brenda në lokal, ndërsa e qëllojnë edhe me thikë. Në ngjarje merr pjesë edhe punonjësi i Policisë së Burgjeve, Ilmi Limaj, i cili sipas denoncuesve, zhduk nga vendi i ngjarjes thikën.
Por, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht, prokuroria e Sarandës nuk ka asnjë person të arrestuar. Familja e Dino Majkos pretendon me të drejtë, duke u bazuar në pamjet filmike, se ngjarja është tentativë vrasje. Autorët i shkojnë të dëmtuarit në lokalin ku po pinte kafe dhe e qëllojnë me thikë. Policia e ka cilësuar ngjarjen si tentativë vrasje, duke bërë edhe referimet përkatëse. Ndërkohë, prokurori Ilir Hoxha ka bërë rikualifikimin e ngjarjes, duke lehtësuar autorët e dyshuar.
Në takim mes prokurorit dhe të dëmtuarit, prokurori Hoxha thotë se autorët janë liruar nga gjykata. Ai i sugjeron Dinos që mos të bëjë vetëgjyqësi, por nuk i jep asnjë shpresë se ngjarja do të zbardhet. Dhe deri më tani, kur kanë kaluar rreth 45 ditë nga ngjarja, askush nuk është nën akuzë apo i ndaluar. Këto veprime kanë ngritur dyshime te familja Majko se, ashtu si në rastin e parë, prokuroria po tenton të mbrojë autorët të cilët janë punonjës policie, apo familjarë të tyre./tch
Në vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeminis...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në Elbasan për një p...
Kryeministri Edi Rama sot në një qëndrim të tij publik ka bë...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Fier, në...
Një 24 vjeçar tenton të përdhunojë gruan e të afërmit të vet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim me video ...
Ben Blushi, është politikani më i akuzuar dhe më i denoncuar...
Lindita Topulli mësuese filloreje ankohet në emisionin Fiks ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Aleksandra Bogdani, gazetare e rrjetit BIRN, hodhi dyshime t...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Shkodrës p...
Një ish-drejtoreshë, e cila u kap nga kamerat e “Fiks Fare” ...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, këtë të martë ka trajtuar një te...
Në 18 shtator të 2020-ës, emisioni Stop trasmetoi rastin e n...
Gjatë ditëve të fundit Partia Demokratike ka akuzuar qeverin...
“Kompania PPP e mikut të Edvin Hajdutit hedh në natyrë mbetj...
Ministria e Brendshme është përfshirë në një tjetër skandal,...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë,...
6 muajsh pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, situata n...
Prokuroria kërkon dënimin për falsifikuesen dhe përfituesen ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...