Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, vijon të japë mesazhe të forta në lidhje me situatën e pandemisë së Covid-19, në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Dasho tregon se 80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë, ndërsa rreth 15% e atyre që përfundojnë në spital me një menaxhim të mirë shumica dërrmuese shërohen.
Sipas Dashos, ajo për të cilën kemi nevojë janë mjekët dhe infermierët, dhe jo ?heronjtë? e rrjeteve sociale dhe propagandës.
?Edhe njëherë për ata që nuk janë sqaruar akoma!
80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë. Detyra e mjekut të mirë të familjes është t’i monitorojë me kujdes, të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione.
Nga 15% e pacientëve që përfundojnë në spital, pjesa më e madhe kanë nevojë për trajtim të komplikacioneve kryesisht me antibiotikë dhe antikoagulantë. Pothuajse të gjithëve u nevojitet oksigjen në sasi dhe presione të ndryshme. Me menaxhim të mirë edhe këta pacientë në pjesën dërrmuese shërohen. Atyre u nevojiten mjekë që zbatojnë protokollet dhe i monitorojnë. Jo heronj! As supermenë!
Ndonjë koleg patetik që akoma del me maska dhe skafandra për të tërhequr vëmendjen, thjesht është ca muaj i vonuar. Këto skena kishin kuptim në shkurt dhe në mars, në Ëuhan, Lombardi dhe Neë York. Jo në Tiranë në shtator!!!
Fatkeqësisht, për shkak të moshës dhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese, si dhe në një numër të vogël rastesh për arsye ende të paqarta, një pjesë e pacientëve komplikohen dhe kanë nevojë për kujdes intensiv.
Këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi.
Së pari, këta pacientë nuk kanë nevojë për mure të lyer dhe oborre spitalesh me bar, por për pajisje serioze. Nga ato pajisje që duhen blerë rregullisht dhe jo kur bie pandemia.
Së dyti, këta pacientë kanë nevojë për mjekë, infermierë dhe terapistë respiratorë me njohuri dhe aftësi bashkëkohorë dhe jo për protagonistë facebooku dhe instagrami.
Së fundi, në këta pacientë shpesh ka nevojë të improvizohet, në këta pacientë minuta bën diferencën midis jetës dhe vdekjes, në këta pacientë jo rrallë të shpëton intuita dhe jo protokolli.
Nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë. Shifra e saktë është mbajtur sekret nga ministria dhe këto vlera janë përllogaritur bazuar mbi ato pak informacione që raportohen.
Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vdekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë.
Çdo vend i përgjegjshëm, çdo komitet i përgjegjshëm, çdo ministri e përgjegjshme analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon. Kjo jo për të ndëshkuar, por për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë. Ky quhet përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjekësisë moderne.
Për të gjithë këto arsye, ministria bën mirë të harrojë propagandën dhe kolegët të harrojnë patetizmat për t’ju përveshur punëve.
Shqiptarët i pret një dimër i vështirë. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…?-shkruan Erion Dasho./ CNA.al
Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në javën e ...
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro thotë se, Parku Kom...
Qeveria ka liruar nga detyra Prefektin e Qarkut të Elbasanit...
Duke filluar nga viti 2021, Bashkimi Europian do të fusë një...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka bërë një tjetër njoftim të rën...
Naftëtatët e Ballshit, prej 10 ditësh vijojnë të qëndrojnë n...
Ditët e fundit është ndezur një debat në lidhje me udhëtimin...
Ish drejtor i Bankers Petrolium Leonidha Çobo ka hedhur posh...
Komisioni Europian publikoi sot gjetjet e progres raportit t...
Moderatori i “Top Channel”, Eduard Manushi, ka habitur publi...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka shpjeguar në mbledhj...
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, de...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbl...
Të gjitha anijet e peshkimit të regjistruara dhe të pajisura...
Me vajtjen e Ben Blushit në krye të Top Channel, para dy vit...
Komisioni Europian pritet të prezantojë sot planin ekonomik ...
Gazetari Endri Xhafo ka sqaruar se Electronic System for Tra...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin për ...
Pas grevës në burgun e Peqinit, mësohet se rreth 100 të burg...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...