"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Një skandal i padëgjuar më parë është denoncuar prej më shumë se një muaji nga CNA.al, në lidhje me blerjen e një BMW-je luksoze, e cila përdoret nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Përtej faktit, se makina luksoze është blerë në kulmin e një krize financiare, pas dy fatkeqësive natyrore të njëpasnjëshme siç ishte tërmeti katastrofik i 26 nëntorit dhe pandemia e Covid-19, skandali qëndron një një tjetër detaj.
Sikurse CNA.al e ka raportuar më parë, mjeti është blerë nga Policia e Shtetit për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por më pas mjeti është sjellë në Shqipëri me targa gjermane, dhe është parkuar te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Më tej, mjetit i janë vënë targa shqiptare dhe është dërguar tek Ministria e Brendshme, që të shëtisë me të rrugëve të Shqipërisë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Po ashtu CNA.al ka raportuar se në lidhje me blerjen e këtij mjeti ka pasur edhe përplasje të forta, pasi kjo është kundërshtuar nga Ministria e Jashtme, Ambasada Shqiptare në Berlin, por edhe ish-zv.drejtoresha e Përgjitshme e Policisë, Aida Hajnaj, e cila sot është në krye të BKH-së. (Lexo këtu)
CNA.al vijoi më tej investigimin dhe zbuluam se në momentin që ne kemi raportuar në lidhje me skandalin në fjalë, mjeti qarkullonte pa siguracion dhe targë false. Gjë që është pranuar edhe nga vetë ministria e Brendshme. (Lexo këtu).
Por, pasi zbulimit të këtyre detajeve, CNA.al i është drejtuar me shkresë zyrtare tre institucioneve, DPSHTRR-së, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Kjo e fundit, aty ku është edhe ?zemra? e skandalit, ende nuk n aka kthyer përgjigje.
Ndërsa ministria e Brendshme, në shkresën drejtuar CNA.al e cila mban datën 25.09.2020, ministria e Brendshme, pranon se mjeti ka mbajtur përkohësisht targën AA 976 UT. Pra, pranon se mjeti ka lëvizur me targa false. Gjë që CNA.al e vërtetoi një ditë më parë, ndërsa publikuam foto të mjetit me targa të ndryshuara në AB 395 BC. (Lexo këtu)
Por, çfarë ndodhi më tej?
Një ditë më parë, në redaksinë e CNA.al mbërriti një shkresë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Blendi Gonxhja.
Në shkresën drejtuar CNA.al, Blendi Gonxhja shprehet i qartë dhe i saktë, ashtu siç CNA.al është shprehur në denoncimin e bërë prej një muaji.
Në letrën e tij Gonxhja thekson se targa AA 976 UT, e cila ishte vendosur në BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt, i përkiste Policisë së Shtetit, ashtu sikundër ne kishim deklaruar. Që mjeti është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani. Më pas është sjellë në Shqipëri me procedura ekstraligjore dhe i janë vënë targa false, të cilat nuk ishin të atij mjeti. Por, ato janë targa që erdhen me Protokoll të veçantë, siç thotë Zoti Gonxhja, për Policinë e Shtetit.
Pra, makina të cilën përdor Sandër Lleshaj ka pasur ose targat e Forcave Operacionale, ose të Antidrogës dhe mjeti ka qarkulluar pa dokumente dhe pa siguracion.
Por, skandali qëndron në një tjetër fakt. Në shkresën e mëparshme drejtuar tek ne, e cila mban firmën e nëndrejtorit , ky i fundit mashtroi publikisht duke thënë se janë targa personale.
Në një tjetër shkresë drejtuar CNA.al e cila mban datën 02.09.2020, dhe është firmosur nga zv.drejtori Endri Haxhiu, thuhet se ?nuk mund të japim të dhëna personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre?.
Pse personale është Policia e Shtetit?
Mjafton përgjigja e firmosur nga Zoti Gonxhja, i cili pranon se targat janë të Policisë së Shtetit dhe gjithçka është pranuar nga ky institucion. Pra, e vërteta e thënë nga CNA.al.
Sandër Lleshaj mori një makinë në Gjermani për Oficerin e Kontaktit, e solli në Shqipëri me targa Gjermane, i vuri targa false dhe qarkulloi me targat e Policisë së Shtetit dhe pa siguracion dhe tani siç e zbuluam ne në shkrimin e mëparshëm, ai e ka targuar mjetin dhe Zoti Gonxhe thotë se ato targa kanë qënë të Policisë së Shtetit.
Por, DPSHTRR është përfshirë në një skandal të padëgjuar më parë, ku në dy shkresa drejtuar CNA.al ka dy qëndrime të ndryshme dhe dy argumenta të ndryshme.
Nëndrejtori thotë se është mjet privat, ndërsa tani drejtori thotë se nuk është mjet privat. Dhe se targat janë të Policisë së Shtetit./ CNA.al
Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës
Gonxhja e pranon/ Lleshaj qarkulloi me targa false
“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet
Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn
Sot, në Ditën Botërorë të të Moshuarve, presidenti Ilir Meta...
Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një ...
Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, O...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka folur me ton...
Një debat ka ndodhur mbërmjen e sotme midis moderatorit Drit...
Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka ishte i ftuar mbrëmjen ...
Teksa po fliste për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve p...
“Unë jam një aleat besnik i PD”. Kështu e cilësoi veten kreu...
Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo, bëri një deklaratë të ...
Kreu i partisë Agrare, Agron Duka ka bërë deklarata të forta...
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë thotë se në Shqipëri...
Një komuentues u përpoq ta shpërqëndronte çështjen e debatit...
Ka përfunduar votimi i anëtarësisë së PD në Shkodër për përz...
Ditën e sotme ministri i Turizmit Blendi Klosi habiti me dek...
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka habitur sot me një dek...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke folur për refo...
Ilir Rusmali, ish-zëvendëskryeministri në qeverinë e ish-kry...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është sh...
Eskperti i ekonomisë, Enno Bozdo, në një lidhje me TVT, ësht...
Pasditen e sotme Komisioni i Posaçëm parlamentar përfundoi s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...