web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmi i mirë/ E ftohura e zakonshme, mund të na mbrojë nga koronavirusi i ri

8 Gusht 2020, 06:26, Blog CNA

Nëse keni qenë të infektuar nga koronavirusi, që shkakton të ftohurën e zakonshme kryesisht gjatën stinës së vjeshtës dhe dimrit, shanset që ju prekeni nga një formë serioze e Covid-19, mund të jenë më të ulëta.

Arsyeja është se viruset që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, e mësojnë sistemin tonë imunitar të njohë dhe luftojë edhe koronavirusin e ri. Kjo është hipoteza, që duhet ende të testohet, e një ekipi studiuesish të Institutit të Imunologjisë La Jola.

Sipas tyre, mundësia për t?u sëmurur nga Covid-19, ose më saktë për të pasur një formë më të lehtë të infeksionit, mund të varet pjesërisht edhe nga mënyra se si ka reaguar më parë trupi juaj ndaj koronaviruseve, që janë përgjegjës për të ftohurën e zakonshme.

Studimi i tyre sapo është publikuar revistën ?Science?. Mos harroni:Sars-Cov-2  nuk është koronavirusi i parë që ne njohim. Në fakt janë edhe 4 të tjerë para tij (HCoV-OC43, HCoV-229E, HcoV-NL63 dhe HCoV-HKU1), që mund të shkaktojnë të ftohurën e zakonshme.

Siç ju thamë më lart, studimet e mëhershme nga i njëjti ekip studiuesish, kishin treguar sesi shumë njerëz, që nuk ishin ekspozuar asnjëherë ndaj koronavirusit të ri, kishin qelizat T imunitare të afta për të njohur disa pjesë të Sars-Cov-2, përfshirë proteinën tani të famshme në formën e gozhdës.

Bazuar në këto të dhëna, studiuesit e studimit të ri u përpoqën të kuptojnë arsyen, duke analizuar disa mostra gjaku të mbledhura midis viteve 2015-2018, pra shumë kohë para se koronavirusi i ri të shfaqej për herë të parë në qytetin kinez të Vuhanit.

Nga analizat që pasuan, ekipi zbuloi se qelizat T në mostrat e gjakut, ishin të afta të njihnin dhe të reagonin jo vetëm ndaj koronaviruseve që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, por edhe ndaj shumë pjesëve specifike të SARS-Cov-2.

Studiuesit thonë se ky lloj imuniteti, buron pjesërisht nga kujtesa e sistemit imunitar, domethënë nga përgjigjet e mëparshme të qelizave T (më saktë limfocitet T helper), të zhvilluara kundër ?kushërinjve? më pak të rrezikshëm të Sars-Cov-2, dhe në veçanti koronaviruseve që janë përgjegjës për shkaktimin e të ftohurës së zakonshme tek njeriu.

?Ky studim, na jep ofron prova të drejtpërdrejta se memoria e qelizave T, mund të identifikojë sekuenca shumë të ngjashme midis koronaviruseve që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme dhe Sars-Cov-2?- shpjegoi Alesandro Sete, një nga autorët e studimit në fjalë.

Pra rezultatet e studimit, sugjerojnë se kujtesa e sistemit imunitar, mund të na ndihmojë të kuptojmë se përse disa njerëz raportojnë infeksione më të buta me Covid-19, ndërsa të tjerët sëmuren më rëndë.

Por jo vetëm:përveç lidhjes me proteinën në formë gozhde, studiuesit tregojnë se qelizat T reaktive, kanë qenë në gjendje të njohin edhe shumë proteina të tjera virale. Një e dhënë që sugjeron se vaksinat kundër koronavirusit të ri, nuk duhet të fokusohen vetëm tek proteina rrethuese e virusit, por të shfrytëzojnë këtë ndërveprim të qelizave T për të rritur efektivitetin e vaksinës.

Gjithsesi, studiuesit thonë se tani për tani kjo është vetëm një hipotezë, dhe se do të duhet shumë më tepër punë për të arritur në prova më të forta. ?Tani kemi treguar se tek disa njerëz, kujtesa e qelizave T kundër koronaviruseve që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, mund të njohin edhe koronavirusin e ri, deri tek strukturat e tij molekulare?- deklaron bashkëautorja e studimit Daniela Veiskopf.

Prandaj, është e besueshme që ky reaktivitet imunitar të përkthehet në shkallë të ndryshme mbrojtjeje kundër Covid-19 . ?Pasja e një reagimi të fortë ose më të mirë të limfociteve T, mund t?ju japë mundësi të reagoni shumë më shpejt ndaj Covid-19?- thekson Sete./ Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga