web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spiropali kapet me deputetin xhentëlmen/ “Përfaqësuesit diplomatikë s’janë gra që joshen me uiski”

23 Korrik 2020, 09:59, Politikë CNA

Deputeti opozitar Kostaq Papa është përplasur sot në Kuvend me ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, pasi kërkoi një interpelancë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme për shqiptarët në trojet etnike.

Papa mes shumë kërkesave, propozoi krijimin e një ministre për trojet etnike.

“Kërkoj krijimin e komisionit parlamentar për 10 vite për trojet etnike, ose krijimi i një ministre për trojet etnike për 10 vite. Dhënia e pasaportës për shqiptarët në trojet etnike, por edhe Turqi, Qipro, Ukrainë. Platformë për mbrojtjen e vendbanimeve shqiptare. Kur serbët e Kosovës kanë status maksimal, për shqiptarët e Kosovës lindore dhe Medvegjës nuk u pyet fare. Shqiptarët në trojet etnike u tradhtuan nga Tirana. U vuri edhe traun e Morinës dhe për mbështetje nuk bëhet fjalë. Në Mal të Zi, komunat me shqiptarë në kufi me Kosovën u shpopulluan. Medvegja është e rrezikuar nga heshtje e diplomacisë shqiptare” tha ai.

Por Spitopali nuk i kurseu aspak ironitë në përgjigjen e saj ndaj deputetit opozitar, duke iu drejtuar atij se përfaqësuesit diplomatikë s?janë gra që joshen me uiski.

“Zoti Papa bisedimet diplomatike nuk janë ulje në tryeza baresh dhe përfaqësuesit përballë nuk janë gra që në përfytyrimin tuaj joshen me një uiski, por bisedime të vështira që kanë për bazë të drejtat që i garantojnë të drejtat dhe jo folklorizmat patriotikë”. Në fund, Ruçi me ironi i tha Kostaq Papës “Koha mbaroi dorëzojini ato propozimet e vyera”./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga