web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ SPAK merr në “mbrojtje” Ben Blushin

23 Korrik 2020, 07:38, Politikë CNA

Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort nga politika shqiptare dhe më një mbështetje mjaft të fortë nga ndërkombëtarët, duket se nuk po rezulton në pritshmëritë e opinionit publik.

Shqiptarët presin nga drejtësia e re, hetimin dhe dënimin e korrupsionit dhe padrejtësive të bërë ndaj tyre në 30 vite demokraci, por në fakt ajo që po ndodh nuk është aspak ajo që qytetarët presin.

Një ndër institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK, edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga krijimi i saj, duket se ende fle. Prokurorët që pretendohej se do të bënin ?gjëmen? dhe se të korruptuarit nuk do gjenin më ?vrimë? ku të futen, në fakt duket se po bëjnë vetëm një vrimë në ujë. Asnjë hetim i bujshëm në më shumë se gjashtë muaj.

Një ndër shembujt që vërteton atë që ne thamë më sipër është rasti i ish-politikanit, të kthyer tashmë në menaxher medie, Ben Blushit.

CNA.al prej disa muajsh ka denoncuar një dosje të plotë investigative, në lidhje me pasurinë e ish-deputetit Ben Blushi, i cili rezulton të jetë një oligark në media, por deri tani nga SPAK ka vetëm heshtje.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur. (Lexo këtu)

Po ashtu, CNA.al ka sjellë edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij. Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Gjithashtu, ne kemi raportuar edhe për një pronë në Korçë, vlera e të cilës është të paktën 500 milion, por që Ben Blushi e ka deklaruar për vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që ambienti më pas është dhënë me qera, për 2 mijë euro në muaj. (Lexo këtu)

 

Nga ana tjetër, CNA.al ka publikuar të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013, pranë ish Stadiumit ?Dinamo?, i cili i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, të ndjerin A. Brati.(Lexo këtu)

 

Më tej, në muajin maj 2020, CNA.al  pas disa ankimeve nga banorët e Dardhës, ka bërë një tjetër investigim. CNA.al ka zbuluar sesi pasuria e Blushit është shtuar edhe me 250  mijë euro të tjera.

Më poshtë shikoni një kontratë shit-blerje, të kryer tek noterja Zhulieta Mano, me numër 3331, në vitin 2001, ku Ben Blushi ble në Dardhë të Korçës, një pasuri për 12 milionë lekë të vjetra. Një pasuri me dy dhoma, e ndarë me korridor, pjesë e një prone të një shtëpie aty.

Blushi filloi dhe investoi në atë shtëpi të vogël dhe më pas duke shfrytëzuar edhe hapësirat ligjore shkon dhe çon për proçedurë legalizimi gjatë kohës që kishte ardhur Rilindja në pushtet një sipërfaqe trualli, për gati 2 mijë metër katëror, në qendër të fshatit Dardhë.

Për më tepër ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt me banorët e Dardhës. Ata pretendojnë se ajo sipërfaqe nuk është e Ben Blushit, ka pronarë, ka trashëgimtarë.(Lexo këtu)

Këto janë dy prona të paluajtshme, njëra në Korçë dhe tjetra në Dardhë.

Këtu nuk po flasim për pasurinë e tij në kryeqytet. Nuk po flasim për rreth 300 milionë lekë të tjera, të cilat ndodhen në banka të nivelit të dytë në forma si bonus thesari apo miliona e miliona të tjera, të bëra nëpërmjet mënyrave sesi ai ka mundur të manipulojë pasurinë e tij.

Por, mesa duket Ben Blushi nuk ndalet me kaq. Të tjera të dhëna kanë dalë në dritë një ditë më parë.

Në 15 qershor 2020, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Ben Blushi ka ?grabitur? toka edhe në bregdet.

Sipas denoncuesit, Ben Blushi ka grabitur një tokë në Dhërmi, nëpërmjet falsifikimeve.

Po ashtu në denoncim thuhet se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar  dy drejtorë hipoteke në Vlorë, pasi zbuluan falsifikimin e dokumentave dhe refuzuan rregjistrimin.

Gjithashtu pretendohet se për këtë tokë, Blushi është përplasur edhe me biznesmenit Pandi Carapuli që ka ndërtuar aty.

?I nderuar Doktor. Unë jam një punonjëse e hipotekës në Vlorë. Një muaj më parë në zyrat tona plasi një sherr i madh për regjistrimin e një prone në Dhërmi. Bëhet fjalë për gati 6000m2 në bregdet. Me presion dhe shantazh është regjistruar pasi ishte e falsifikuar. Pra kishte zhvendosje. Prona është në breg të detit dhe gjoja është ndarë me ligjin 7501. Por kur pamë emrat e pronarëve kuptuam përse bëhej fjalë. Sipërfaqja u regjistrua në emër të Ben Blushit dhe Gazmend Demit. Në hipotekë plasi skandali dhe ikën edhe 2 drejtorë vetëm për këtë rast. Është paguar një thes me lekë. Ka filluar një përplasje e madhe midis Blushit dhe biznesmenit Pandi Carapuli që ka ndërtuar aty. Një vjedhje e hapur në mes të ditës në një nga zonat me vlere më të madhe në Shqipëri. Perlat e rivierës po grabiten nga Ben Blushi e Co. Prona është regjistruar me 06.05.2020?, thuhet në mesazh.(Lexo këtu)

Por në rastin e Ben Blushit, duket se oreksi vjen duke ngrënë. Dy ditë më parë, në 20 korrik 2020, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të një qytetari ndaj Ben Blushit.

Sipas denoncuesit, pas pasurisë 6 mijë metër katëror, që ka marrë Ben Blushi, tashmë bashkëshortja e tij në bashkëpunim me një zyrtar të PS-së, ka përfituar 3 mijë metër katëror tokë në jug.(Lexo këtu)

Këto janë vetëm disa nga faktet që CNA.al ka publikuar në lidhje me pasurinë marramendëse të Ben Blushit, por siç duket institucionet e drejtësisë nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as sy që të shohin.

Një anëtar i stafit të CNA.al është marrë ekskluzivisht me këtë dosje dhe institucionit të SPAK i janë vënë në dispozicion nga ana jonë edhe të gjitha materialet e publikuara.

Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja, në një komunikim me CNA.al ka konfirmuar se dosja është marrë dhe do të marrë zgjidhje ligjore, por ende asnjë hetim konkret nuk është bërë.

Pasuria e Ben Blushit, duhet hetuar çdo qindarkë, pasi pretendimi i tij se tashmë është tërhequr nga politika nuk ka asnjë vlerë. Deri në vitin 2017, Ben Blushi është paguar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe çdo qindarkë e tij duhet hetuar nga organet e drejtësisë.

Ato që si ka lexuar i ka këtu në këtë shkrim, Arben Kraja dhe çdo prokuror i SPAK që sot ka frikë të hetojë Ben Blushin./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Babëzia e Ben Blushit nuk njeh kufi/ Zhvat edhe tre mijë metër katror tokë në Dhërmi

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi ?hajdut? tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Hetimi nga SPAK/ Disa pyetje për Ben Blushin

SPAK përballë skandalit/ Hetoi Pezën, hesht për Ben Blushin

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!





Lajmet e fundit nga