web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha pranon humbjen në tavolinë, me refuzimin e listave të hapura

23 Korrik 2020, 08:12, Politikë CNA

Kreu i Republikës së re dhe pjesës më të madhe të opozitës, tashmë po zhytet edhe më thellë në një hendek mes tij dhe qytetarëve shqiptarë.

Këtë duket se e ka kuptuar mazhoranca, e cila edhe pse e përfshirë në skandale dhe e lodhur në shtatë vite qeverisje, apo korrupsione, akuza dhe mungesë vizioni për të ardhmen e vendit, është kapur fort pas listave të hapura, duke vënë Lulzim Bashën përballë qytetarëve dhe duke e zhytur më thellë në ndasinë e tij me ta.

Listat e hapura, në fakt kanë qënë një propozim i vetë Lulzim Bashës shumë vite më parë, por më pas ai u tërhoq.

Luli Basha, njeriu që në shtatë vite shau sistemin dhe gënjeu çdo ambasador se ishte për listat e hapura por ato si donte Rama, sot është përballë fakteve. Ai po mbron sistemin e vjetër që ka sharë dhe ka dalë kundër listave të hapura  që i kërkonte vetë.

Nuk dihet pse, por ndoshta duke parë vështirësinë për të mbajtur nën kontroll pjesën e ngelur nga ajo që mund të quhet Partia Demokratike, Luli nuk ka pranuar lista të hapura.

Tashmë së fundi, pas shumë sondazhesh duket qartë se shumica e qytetarëve shqiptarë, duan lista të hapura, duke shpresuar se ata do të vendosin vetë se cili do t?i përfaqësojë në zonën e tyre, në qarkun e tyre, në Bashkinë e tyre.

Pra, në ndryshim nga listat aktuale, ku ajo vendoset nga kryetari, në pjesën fituese të saj, tashmë do të duhet që të gjithë të votohen.

Pra, në çdo qark do të jetë sërish partia dhe kryetari, ashtu siç ka nxjerrë edhe udhëzimin Lulzim Basha, që do të mbushë listën, por në këtë listë duhet të ketë një garë të vërtetë, një garë për të fituar.

Nuk mund të ndodhë më si në Elbasan, në Korçë, Vlorë apo gjetkë, që Luli vendosi një tufë me budallenj në krye të listës dhe ata fitojnë. Duhet të sillen ndryshe. Duhet të ketë një listë të plotë, jo si ajo që ndodhi në 2017, kur vendosi në krye të saj disa emra fitues, më pas e mbushi me çfarë të mundte, dhe një pjesë e madhe janë sot në parlament dhe shumica e shqiptarëve i shohin.

Prandaj Lulzim Basha do të duhet të bëjë një listë më të plotë, më të saktë, më të qartë. Të ndezë garën brenda partisë, dhe ata që mbështeten më shumë nga qytetarët të votohen. Do më shumë punë për secilin.

Argumentat se është televizioni dhe kryetari prap ai që e bën, bien poshtë. Një kryetar partie për të ardhur në pushtet duhet të vendosë në listë edhe atë që thotë një kritikë, për ta përballur me zgjedhësin. Kurse të tjerët, pra ata që janë servilat e tij, do të duhet të shkojnë të fitojnë votat, ndryshe nuk mund të jenë pjesë e listës fituese dhe në qoftë se lista e 2017-ës, do t?iu servirej si listë e hapur shqiptarëve, do të ishte një skandal më vete. Sepse jo vetëm që një pjesë e atyre që ishin në lista ishin të panjohur dhe do të binin që nga Agron Shehaj, Nada Meçorapja, kandidatët e Korçës, Durrësit, çuni Fahriut me shokë, e të tjerë, por ata që do të zgjidheshin do të ishin edhe më skandalozë, sepse lista e ofruar nga Basha ishte shumë e turpshme.

Prandaj, duke hapur listën tani, do t?i duhet vetë Lulzim Bashës të përzgjedhë emrat më të mirë, por çfarë emrash ka? A dalin ata që do Luli. Ata që ka investuar Luli në këto shtatë vite për t?i mbajtur në kupolën e opozitës, duke i gënjyer së fundi me teatrin e tij se është kryeministri i ardhshëm i vendit. Duke dashur t?iu mbushë mendjen shqiptarëve se ai është alternative përballë Edi Ramës dhe se nuk ka tjetër.

Në fakt listat e hapura do ta rrëzonin Lulzim Bashën nga kryeministër, por ndoshta edhe Edi Ramën, sepse do të duhej një lider i fortë, një lider i hapur dhe i besueshëm. Një partner i bindur tek ekipi i tij, tek emrat që ai do ketë në listë. Pa u trembur se kush fiton e kush humbet nga lista e hapur, por duke ecur drejt një fitoreje me garancinë se e ardhmja është më e sigurtë dhe se ai është vula e kësaj garancie.

Por, mesa duket Luli ka frikë nga kjo. Ndoshta nuk ka njerëzit e duhur. Ndoshta është i komleksuar dhe këtë shumica e kanë kuptuar. Socialistët kanë kapur fort listat e hapura dhe tani po i përdorin ato për të zhytur më thellë Lulzim Bashën, për të nxitur sa më shumë debat kundër tij dhe për ta armiqësuar me opinionin publik. Sepse Luli del dhe e shpall veten kryeministër, por që të bëhesh i tillë, duhet të fitosh votat dhe që shqiptarët të të votojnë, ata duhet t?i kesh në krah.

Sot duket se Luli i ka kundër. Për listat e hapura, të paktën si një nga piakt kryesore, me ndjeshmërinë më të madhe në opinionin publik, i cili është totalisht i zhgënjyer nga sistemi aktual zgjedhor, mënyra sesi zgjidhen deputetët, gjë që ka sjellë edhe gjithpushtetshmërinë e Edi Ramës. Dhe nga ana tjetër një ?sakatim? dhe një copëtim të Partisë Demokratike, në emër të një kryetari të ri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga