web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Ramën nuk e do as Zoti

23 Korrik 2020, 08:55, Politikë CNA

Në vitin 2013, pas një darke me ngjala me Ilir Metën, në atë kohë kryetar i LSI-së, në 1 prill, Edi Rama shpalli aleancën me LSI-në, e cila nga ish-kryeministri Sali Berisha u quajt ?aleanca e qelbësirave?.

Ilir Meta u bashkua me Ramën pasi kishte qeverisur katër vite me Sali Berishën, duke i shkaktuar jo pak kosto Partisë Demokratike. Kujtojmë këtu 21 janarin, protestë e cila la në boulevard 4 të vdekur, dhe që shkak për këtë protestë u bë pikërisht blloku ?7%? i Ilir Metës.

Por, siç dhe koha e ka treguar, politikanët shqiptarë të vrasin natën e të qajnë ditën. Dhe Ilir Meta së bashku me Edi Ramën, janë ndoshta shembulli më i mirë.

Por, edhe pse katër të pafajshëm ranë viktimë e lojërave të tyre të pista, kjo nuk i ndaloi që në 2013, të bashkoheshin për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën, në atë kohë kryeministër dhe kryetar i PD-së.

Edi Rama qeverisi për katër vite me LSI-në, më një mijë e një gjëma dhe bëma, me ministra e drejtorë hajdutë e të korruptuar.

Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli BashënPor, pas katër vitesh, në vitin 2017, Edi Rama bëri një tjetër marrëveshje. Kësaj radhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit me shpresën që do të bashkëqeveriste me Ramën, bëri një marrëveshje në 17 maj 2017,  detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike, por megjithatë detajet u treguan nga koha. Gjithë fushatën  elektorale të 2017, Basha e drejtoi kundër LSI-së dhe jo kundër Edi Ramës.

Më pas, Rama mori pushtetin i vetëm, Basha mbajti karrigen e kryetarit të opozitës, dhe bashkë me të edhe 16 milion eurot, për pallatin e shembur të vjehrrit të ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë.

Pas kësaj Rama mori i vetëm ?timonin? duke marrë gjithë pushtetet, për më tepër në zgjedhjet e një viti më parë, Basha i la në tavolinë edhe pushtetin vendor, duke bojkotuar zgjedhjet vendore.

Në këto vite, ndoshta nga deliri i gjithëpushtetshmërisë, apo nga pangopësia e tij, vendi është keqqeverisur, koncesionet, PPP-të, tenderat pa garë, e shumë e shumë akuza janë bërë ndaj kësaj qeverie dhe ministrave të saj, nga media, por edhe nga opozita, megjithatë me një kryetar opozite përballë, si Lulzim Basha, Rama vijon të qeverisë i qetë.

Por, duket se Edi Ramën jo vetëm nuk e duan shqiptarët, por as vetë Zoti. Në më pak se një vit, vendi ynë është përballur me dy fatkeqësi të mëdha natyrore.

I pari është tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, i cili la pas mbi 50 viktima, rreth 1 mijë të lënduar, dhe mijëra të tjerë të pastrehë, pasi banesat e tyre u dëmtuan apo edhe u shemben.

Por, pa kaluar gjashtë muaj nga tërmeti tragjik, një tjetër fatkeqësi natyre, nëse mund ta quajmë të tillë, është pandemia e Covid-19. Një betejë me të cilën po përballet në fakt e gjithë bota, por që në vendin tonë, sot pas pothuajse katër muajsh, situata duket pothuajse jashtë kontrollit.

Përtej çdo lloj propagande në media, se qeveria po bën ?namin? se po ndihmon të prekurit nga pandemia, realiteti qëndron ndryshe, shifrat e të infektuarve rriten, ndërsa dëmi në ekonominë e vendit është kolosal dhe Edi Rama nuk mund të justifikohet me të ashtuquajturat ?paga lufte?, për të thënë se e kreu detyrën e tij.

Janë këto dy prova që tregojnë dështimin e tij, në drejtimin e shtetit shqiptar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga