"Lulëzojnë” zyrat e këmbimit valutor/ Potencial për pastrim parash
Pavarësisht, se Banka e Shqipërisë i forcoi rregulloret e li...
Në një analizë të posaçme për ?Monitor?, Banka e Shqipërisë pohoi se, në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike është relativisht e lartë, por megjithatë, në një skenar bazë të ndërtuar mbi premisën e zhdukjes së pandemisë gjatë vitit 2020 dhe supozime të arsyeshme mbi ambientin e brendshëm dhe të huaj, ekonomia shqiptare pritet të rikuperojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë brenda dy viteve të ardhshme.
Sa vite i duhet ekonomisë të rimëkëmbet, si në drejtim të treguesve makro dhe mikro, prej pasojave të pandemisë COVID?
Pandemia COVID-19 ka shkaktuar goditjen më të rëndë mbi ekonominë shqiptare në dy dekadat e fundit.
Kjo goditje ka ndikime makroekonomike, në formën e rënies së vëllimit të aktivitetit ekonomik, të rritjes së papunësisë, si dhe të rritjes së borxhit privat e publik. Po ashtu, ajo ka dhe një ndikim të fortë mikro, në formën e problemeve specifike në sektorë të caktuar të ekonomisë si rënies së të ardhurave dhe vështirësive financiare në mjaft familje dhe biznese.
Sikundër e kemi thënë në komunikimet tona publike, Banka e Shqipërisë pret një rënie relativisht të ndjeshme në vitin 2020 dhe një kthim në territor pozitiv të rritjes ekonomike në vitin 2021.
Në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike është relativisht e lartë, gjë që evidentohet dhe në shpërndarjen e lartë të projeksioneve. Megjithatë, në një skenar bazë të ndërtuar mbi premisën e zhdukjes së pandemisë në vitin 2020 dhe supozime të arsyeshme mbi ambientin e brendshëm dhe të huaj, ekonomia shqiptare pritet të rikuperojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë brenda dy viteve të ardhshme.
Cilët sektorë dhe cilët tregues do ta kenë më të vështirë rikuperimin?
Është e vështirë të bëhen projeksione në nivel sektorial dhe treguesish individualë, edhe pse pandemia COVID-19 rrezikon të sjellë ndryshime jo të vogla në sjelljen e individëve dhe modeleve të biznesit.
Megjithatë, ajo që mund të thuhet me siguri është se trashëgimia e krizës do të jetë një nivel më i lartë borxhi publik dhe privat.
Çfarë ndërhyrjesh këshilloni?
Banka e Shqipërisë e ka bërë vazhdimisht të pranishëm vizionin e saj mbi masat që duhen marrë për përballimin me sukses të krizës. Në mënyrë të përmbledhur, objektivi i ndërhyrjes publike dhe i reagimit të sektorit privat, duhet të jetë ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit dhe zbutja e ndikimit të pandemisë në kapacitetet prodhuese të vendit. Kjo e fundit nënkupton si ruajtjen zinxhirëve të prodhimit dhe tregtimit, ashtu edhe zbutjen e pandemisë në treguesit e papunësisë afatgjatë dhe në brezin e ri.
Në terma më konkretë:
? Politika fiskale duhet të ketë rolin primar në adresimin e sfidës, nëpërmjet kompensimit të pjesshëm financiar të familjeve dhe shtresave në nevojë, nëpërmjet marrjes së masave për përmirësimin e likuiditetit të biznesit, si dhe shfrytëzimit të hapësirave të kuadrit tatimor për ofrimin e lehtësive të përkohshme të bizneseve. Deri më tani, qeveria shqiptare ka adresuar në mënyrë të arsyeshme secilën prej këtyre objektivave. Sikundër e kemi thënë, kjo ndërhyrje fiskale nënkupton një rritje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, por ky është një aksion i nevojshëm për ruajtjen e ekuilibrave të përgjithshme monetare dhe financiare të vendit.
? Politika monetare ka marrë dhe do të vazhdojë të ruajë një natyrë stimuluese, duke synuar uljen e kostove të financimit dhe të shërbimit të borxhit dhe nxitjen e kërkesës agregate. Nga ana tjetër, rregullimi dhe mbikëqyrja e sektorit bankar do të kujdesen për lehtësimin e kushteve të kreditimit, pa paragjykuar në asnjë moment qëndrueshmërinë e sektorit bankar, si në nivel sektorial ashtu dhe në nivel të individual. Nisur nga roli strategjik që ka sektori bankar në zhvillimin afatgjatë të vendit, si dhe nga funksioni i tij si ruajtës i kursimeve të familjeve shqiptare, stabiliteti bankar është një parakusht i panegociueshëm i çdo veprimi të Bankës së Shqipërisë.
? Së fundi, sektori privat duhet të tregohet më i kujdesshëm në administrimin e flukseve financiare, më fleksibël në aspektin operacional, si në drejtim të modifikimit të modeleve të biznesit ashtu dhe në drejtim të adoptimit të teknologjisë së informacionit, dhe më bashkëpunues e solidar në të gjithë partnerët që kanë në zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit.
Orientimi i reagimit publik dhe privat në këto prioritete, si dhe vëmendja e fleksibiliteti për të ndërmarrë masat e duhura në kohën e duhur, janë një premisë e rëndësishme për përballimin me sukses të sfidës./Monitor
Pavarësisht, se Banka e Shqipërisë i forcoi rregulloret e li...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë prezanti...
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar një viz...
Tremujori i parë i vitit i 2020 ka sinjalizuar rënien më të ...
Në kohë të pasigurta, individët dhe bizneset tentojnë të kur...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori pjes...
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka zbul...
Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe...
Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe...
Një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal i nxori shqipta...
Shqipëria është udhëheqësja rajonale, me popullsinë më të pa...
Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar dëme të pashembullta kudo n...
Banka Botërore parashikon që pandemia e Covid-19, mund të sh...
Të rikthyerit nga emigracioni nuk kanë arritur të integrohen...
“Defiçiti buxhetor do jetë më i madhi historik që ka pasur n...
Baret dhe restorantet ishin sektori i parë që u godit nga ka...
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka publikuar sot dusa ...
Rruga Kardhiq -Delvinë, Bypass i Fierit, ai Tepelenës, bashk...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar mbr...
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar mbrëmjen e sotme ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...