web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Keni marrë 1.1 miliard euro borxh"/ Ministrja e Ramës përplaset me analistin

18 Qershor 2020, 19:58, Ekonomi CNA

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ?Open? ku po diskutohet  për situatën ekonomike nga pandemia, është gjendur ngushtë përballë panelisteve.

Debate të ashpra u zhvilluan mes ministres dhe analistit Neritan Sejamini.

Debati nisi kur Sejamini i përmendi shifrën e lartë të borxhit që ka marrë qeveria shqiptare.

Sejamini: Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë shqiptarëve.

Denaj: Ti po e thua sikur i morëm vetëm një muaj. Borxhi është marrë për të gjithë vitin.

Sejamini: E dinë këtë shqiptarët. Keni marrë 1.1 miliard borxh në emër të shqiptarëve për të gjithë vitin dhe keni dhënë vetëm 100 mijë euro qytetarëve.

Denaj: Nuk kanë shkuar në shtëpinë e askujt. Borxhi do të shërbejë për rimëkëmbje.

Sejamini: Çfarë rimkëmbjeje. Është prekur turizmi, tansporti.

Denaj: Më vjen keq që keqinformoni. Unë paketat i kam dhënë, ja ku i ke.

 





Lajmet e fundit nga