web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denaj nxjerr shifrat/ 7 mijë punonjës nuk kanë marrë pagën e luftës, ja si do procedohet

18 Qershor 2020, 19:38, Ekonomi CNA

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj është e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ?Open? ku po diskutohet situata ekonomike pas pandemisë dhe paga e luftës.

Denaj tha se janë rreth 7 mijë punëtorë që nuk kanë marrë ende pagën e luftës pasi biznesi nuk ka aplikuar.

?Janë 290 mijë punonjës që kanë marrë pagën e luftës dhe janë 7 mijë punonjës  pa marrë pagën e luftës. Këto punonjës nuk e kanë marrë pagë për arsye se biznesi nuk ka aplikuar.

Paga e prillit është dhënë në prill, paga e majit është dhënë në maj dhe paga e qershorit është  dhënë në qershor. 7 mijë punonjës do t?i marrin paratë menjëherë brenda muajit qershor? tha Denaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga