Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Në 75-vjetorin e CDU-së, ish-Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert vlerëson anët e forta të kancelarëve gjermanë nga radhët e kësaj partie: Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel.
CDU-ja, Bashkimi Kristjandemokrat Gjerman, mbush në 26 qershor 75 vjet nga dita e themelimit të saj. Grupimet e para kristjandemokrate në Gjermani u krijuan vetëm pak javë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Më vonë ato u bashkuan në Bashkimin Kristjandemokrat. Objektivi që i vuri vetes partia e re qe garantimi i dinjitetit dhe i lirisë së secilit, mbi bazën e konceptit kristjan për njeriun.
Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani partitë organizoheshin kryesisht përgjatë kufijve konfesionalë ose shtresave sociale. Katolikët p.sh. kishin partinë e tyre, Partinë e Qendrës (Zentrum-Partei). Themelimi i CDU-së ndikoi që kufijtë konfesionalë e socialë të kapërcehen. Si parti popullore tek CDU-në e konsiderojnë të tyre një shumëllojshmëri idesh. Kjo i mundëson kësaj partie, që të reagojë me sukses ndaj sfidave të kohës, duke mbetur partia që e ka qeverisur më gjatë Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.
Në 75 vjetorin e CDU-së, revista e njohur “Der Spiegel” i kërkoi një vlerësim për sfidat e sotme për këtë parti dhe për Gjermaninë njërit nga figurat e shquara të kësaj partie, ish-Presidentit të Bundestagut, Norbert Lammert. Norbert Lammert ishte për tre mandate, nga viti 2005-2017 President i Bundestagut Gjerman dhe për 37 vjet rresht deputet i Bundestagut. Sot ai i drejton Fondacionin “Konrad-Adenauer”, të afërt me CDU.
“Marrëdhëniet me SHBA të rrezikuara shumë në aspektin operacional”
Pyetjes së redaktorëve se a sheh ai të rrezikuar nga Donald Trumpi në thelb konceptin e Konrad Adenauerit, bashkëthemelues i CDU-së, për integrimin e dyfishtë në Perëndim të Gjermanisë, përmes lidhjes me Francën dhe me SHBA, Lammerti i përgjigjet se “shpreson që ky rrezikim të mos jetë në substancë”. Por ai pranon se marrëdhëniet me SHBA janë të rrezikuara “rëndë” “në aspektin e atmosferës” dhe “gjithnjë e më shumë në aspektin operacional”
Norbert Lammerti mendon se “do të jetë e vështirë që marrëdhëniet të kthehen në status quo-në e mëparshme pas Trumpit”. Kjo në një kohë kur “lidhja me Francën dhe me këtë brenda Evropës dhe nga ana tjetër me Uashingtonin nuk ka alternative (tjetër) serioze”.
Njëkohësisht ai kujton se “integrimi evropian është në interesin e vetë Gjermanisë” dhe se “e vetme Evropa është shumë e dobët në shkallë globale”. Lammert nuk sheh “përveç SHBA””ndonjë fuqi të madhe ndërkombëtare që i afrohet aq shumë vlerave tona”.
“Kohl – një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike”
Më pas, Norbert Lammert ndalet në tri kryetarët e CDU-së, që qëndruan për periudha afatgjata rekord në postin e kancelarit: Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel.
Për Helmut Kohlin, Lammert vlerëson që “Kohl-i ishte në një mënyrë të ngjashme një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike, siç ishte Adenaueri pas Luftës së Dytë Botërore. Fuqia më e madhe e Kohlit ishte aftësia për të ngjallur besim te personi i tij.”
Lidhur me planin dhjetëpikësh për ribashkimin e Gjermanisë, që Helmut Kohli e prezantoi në vitin 1989, në Bundestag, Lammerti thotë se me të “ai i befasoi të gjithë”, madje edhe Presidentin e atëhershëm amerikan Georg Bush. Por megjithë këtë rrethanë, fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore nuk e flakën tej këtë plan, sepse ai që e kishte prezantuar planin “ishte Kohl-i, atij mund t’i besoje”.
Kohli, thotë Lammert, kishte fituar “një potencial të jashtëzakonshëm besimi tek vendet fqinje dhe në botë”, “përmes rolit të tij të jashtëzakonshëm, jo ??rrallëherë bujar në procesin e integrimit evropian”. Kjo bëri të mundur që “në qendër të Evropës” “të ekzistonte sërish një Gjermani e fortë, e bashkuar”.
“Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj”
I pyetur për vendin që zë Angela Merkel si kancelare, krahasuar me Adenauerin dhe Kohlin, Norbert Lammert thotë se secili nga ata e kishte drejtuar për gati dy dekada Gjermaninë.
Për Merkeli ai thotë se ka ende zhvillime që mund të ndodhin, prandaj “unë vetëm mund të spekuloj për këtë.” Por ai megjithatë beson se “popullariteti i saj do t’i lërë pas paraardhësit e saj”.
Këtë Lammerti e argumenton me faktin që Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj të përmendur. Dhe i ka shtuar shumë vota nga drejtime të ndryshme politike CDU-së.
“Sepse Merkeli ka polarizuar më pak se të gjithë paraardhësit e saj”. “Mendoni për krizën e refugjatëve! Ajo impresionoi njerëz që ndryshe nuk do të kishin votuar kurrë për CDU-në, përfshirë intelektualë dhe artistë.”
Suksesin e madh të Merkelit, edhe në krahasim me parardhësit, Norbert Lammert-i e lidh edhe me stilin e saj të drejtimit.
“Për shkak të mënyrës së saj pa pretendime të drejtimit të postit, të orientuar te detyra, me sa më pak mendjemadhësi që të jetë e mundur; pa interes për të pasur ndonjë përfitim, apo për ndonjë inskenim protokollar”, konkludon Norbert Lammert./DW
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se iu kishte k...
Serbia ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet parlamentare, nd...
Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët z...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës ka publikuar sh...
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 224 raste...
Spanja ka nisur të rihapë industrinë e saj të turizmit, duke...
Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë alarmante për...
Presidenti Donald Trump mbajti një tubim fushate në Tulsa të...
Pas shkarkimit të Vjosa Osmanit, kryeministri i Kosovës Avdu...
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për vendimin e qeverisë që t...
Një gjykatës federal hodhi poshtë të shtunën kërkesën e Depa...
Sot në Kosovë janë testuar 416 mostra të marra nga Klinika I...
Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump thotë se g...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar men...
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...
Carlos Lehder, partneri i Pablo Escobar është liruar nga bur...
Një zyrtar në Maqedoninë e Veriut është infektuar me koronav...
Rastet me koronavirus kanë regjistruar shifra të larta në 24...
Në kryeqytetin amerikan në Uashington protestuesit rrëzuan s...
Autoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë mbajtjen e zgjedhjeve të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...