web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifra shqetësuese nga Kosova/ Rritet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit

21 Qershor 2020, 17:10, Kosova & Bota CNA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës ka publikuar shifrat e të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Bëhet me dije se nga 439 teste të kryera, 96 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

?Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime?, thuhet në njoftimin e Institutit.

Që pas heqjes së masave, si Kosova edhe Shqipëria e Maqedonia kanë hasur në një rritje të madhe të rasteve me virus./CNA.al





Lajmet e fundit nga