Kriza e prodhimit bujqësor/ Sfidat dhe pasiguritë në sektorët kryesorë
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Autoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet me shumicë serbe. Mbarëvajtjen e procesit dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në Kosovë në vendbanimet me shumicë serbe do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që zhvillohen të dielën me 21 qershor. Autoritet e Kosovës nuk ndihmojnë në këto zgjedhje, mirëpo, mbarëvajtjen e këtij procesi dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.
Kjo praktikë është ndjekur në marrëveshje me autoritetet kosovare edhe në të kaluarën, ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley. “Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017. Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës. Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë?, ka thënë Jeff Bieley.
Sipas tij ky është një operacion i OSBE-së për mbledhjen e votave. “Janë ndërmarrë të gjitha masat që të ketë siguri për stafin dhe votuesit. Do të ndiqen të gjitha masat kundër koronavirusit që aplikohen në Kosovë. Numri i lokacioneve të qendrave të mbledhjes së votave në mbarë Kosovën është i njëjtë si në vitin 2017?, ka thënë zëdhënësi Bieley.
KQZ e papërfshirë në zgjedhje
Nga qeveria e Kosovës askush nuk është deklaruar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në teritorin e Kosovës, ndonëse më herët kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se qeveria e tij do të shikojë praktikat e kaluara sesi është vepruar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.
Kurse kryetarja e KQZ-së në Kosovë Valdete Daka, nga ana e saj ka thënë se KQZ e Kosovës nuk është fare e përfshirë në organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që mbahen edhe në territorin e Kosovës. “Ne si KQZ i organizojmë vetëm zgjedhjet e Kosovës, ne jemi institucion që organizojmë zgjedhjet, të cilat shpallen në Republikën e Kosovës. Për zgjedhjet që mbahen në Serbi dhe që ato janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë, ne nuk kemi asnjë kompetencë?, ka thënë Valdete Daka.
Sipas medieve në Serbi, Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë, ka miratuar udhëzimin për zbatimin e votimeve në territorin e Kosovës. Kryetari i komisionit serb, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se “përmbajtja e udhëzimit është gati identike sikurse në zgjedhjet për presidentin e Serbisë, në vitin 2017?. Në udhëzim sqarohet se “zbatimi i votimit organizohet me mbështetjen e OSBE-së, pa të cilën nuk është e mundur të garantohet zbatimi i sigurt i procedurës zgjedhore në territorin e Kosovës?. Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë ka bërë të ditur se prej 8.386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë.
Ndërkohë situata në Kosovë lidhur me koronavirusin në javën e fundit është përkeqësuar, ku vetëm brenda 6 ditësh ka afro 500 raste të reja të infektimeve. Masat e lirisë së lëvizjes tashmë janë hequr, mirëpo, sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, grumbullimi i madh i njerëzve në një hapësirë ku nuk mund të ruhet distanca, është kërcënim për shëndetin publik. Në Kosovë deri më tash janë regjistruar 1,916 raste me koronavirus. 973 persona janë shëruar, ndërsa, 34 pacientë kanë vdekur./ DW
Presidenti Donald Trump tha të premten se do të vazhdojë për...
Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë alarmante për...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se do të re...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo zhvilloi në Hawaii ...
Shifrat e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veri...
Ish shefja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut, Ka...
Gjatë 24 orëve të fundit, Pekini zbuloi edhe 21 raste të tje...
Kosova ka regjistruar 77 raste të reja me Covid-19 në 24 orë...
Republikanët e Senatit publikuna të mërkurën një projektligj...
Pandemia e koronavirusit i ka detyruar bizneset të rivlerëso...
Reformat në polici do të jenë sot në qendër të vemendjes së ...
Koronavirusi ka gjunjëzuar Maqedoninë e Veriut, ku edhe gjat...
Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi të martën një urdhë...
Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativ, sa i përket...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se a...
Gjatë dy javëve të fundit që Shtetet e Bashkuara kanë përjet...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malishevë, ku dy fë...
Ambasada amerikane në Seul ka hequr banderolën me mbishkrimi...
Zonat tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen për...
Drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...