web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Serbi/ Exit Poll: Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlament

21 Qershor 2020, 20:42, Kosova & Bota CNA

Serbia ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet parlamentare, ndërsa ora 20:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit. Këto janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në kushte pandemie, ndërsa sipas mediave vendase pjesëmarrja në votime ka qenë 45.5% për të zgjedhur 250 deputetët që do i përfaqësojnë në Kuvend.

Në këto zgjedhje për herë të parë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dalë me një listë të përbashkët pas lobimit të Tiranë dhe Prishtinës zyrtare.
Sipas Exit Poll-ve të para partia e presidentit aktual Aleksandër Vuçiç (SNS) ka fituar 63.4 % të votave apo 180 mandate, ndërsa partia SPS e Ivica Daçiç ka marrë 30 mandate. Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës të bashkuara në koalicionin ?Alternativa Demokratike Shqiptare? kanë marrë 4 mandate duke bërë që shqiptarët të përfaqësohen nga 4 deputetë në parlamentin serb.

Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë qytetarë, për të zgjedhur midis gjithsej 21 partive, koalicioneve ose listave, të cilat duhet të kalojnë pragun prej 3 % për të hyrë në parlament. Zgjedhjet u mbajtën edhe në Kosovë, në veri të Mitrovicës ku ishin vendosur 22 vendvotime dhe të drejtë vote kanë pasur 95,334 qytetarë./CNA.al





Lajmet e fundit nga