Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19/ Mali i zi mbyll kufijtë me Shqipërinë
Pas rritjes së numrit të personave të prekur nga koronavirus...
Të gjitha partitë në çdo proces zgjedhor premtojnë gjelbërim, kopësht e parqe lojrash për fëmijë, vende të gjelbëruara për shëtitje e ajrosje, si dhe nisin fushata masive për mbjellje pemësh.
Gjatë 2011-2019 nga dy palët politike (2011-2013 PD dhe 2013-2019 PS) janë premtuar mbjellja në total rreth 4.7 milionë pemë të reja vetëm në Tiranë, madje është thënë se tashmë janë mbjellur 2.5 milionë! Imagjinoni sikur partitë, qeveritë dhe kryetarët e bashkive të kishin mbajtur premtimin! Me 4.7 milionë pemë në Tiranë nuk do të kishim pallate por pyje e lulishte masive, ? në fakt, kemi të kundërtën, ? nuk ka pyje dhe as lulishte, por pallate dhe gradacela masive!
Më poshtë është statistika e sipërfaqes së ndërtimit në vitet e fundit, të hartuara nga Instituti i Studimeve Politike sipas të dhënave të mbledhura nga INSTAT. Përfundimi? Kurba rritet e rritet pafund dhe 12 bashkitë më me shumë sipërfaqe ndërtimi nuk përputhen me 12 bashkitë prioritare dhe më me kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pesë janë shqetësimet në këtë rast: së pari, cili është problemi kryesor i shqiptarëve sot, ndërtimet e reja, qendrat e reja tregtare, gradacelat e reja apo puna, shëndeti, shkollimi dhe shteti i së drejtës? Së dyti, nga vijnë financimet për investime të tilla në rritje galoponte? Nga kursimet e prindërve, nga pensionet, nga rrogat apo (edhe) nga burime informale financimi, duke përdorur ndërtimin si mekanizëm të legalizimit të parave të papastra? Si është e mundur që në vendin me valën më të madhe të emigrantëve që braktisin vendin, ka boom ndërtimesh dhe investimesh në gradaçela e qendra tregtare? Së treti, çdo kandidat për kryetar bashkie e çdo kandidat për kryeministër ka premtuar të vendosë moratorium 1-2 vjeçar për lejet e ndërtimit dhe pas ardhjes në pushtet, ata kanë harruar premtimet duke bërë të kundërtën. Ironia është se edhe kryetarët e bashkive që u ?zgjodhën? më 2019 brenda më pak se një viti kanë lënë gjurmë rekordesh në dhënien e lejeve të ndërtimit, përfshirë bashki ku nuk ka kryetar si Durrësi apo Vora!! Së katërti, Shqipëria më 2019 pati një tërmet me pasoja tragjike në jetë, siguri dhe materiale, më 2020 u ndesh me COVID pasojat e të cilës vijojnë, e megjithatë në vend që fokusi shtetëror e shoqëror të jetë në prioritetet afatgjatë dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, të dhëna të tilla nga INSTAT tregojnë se ato janë shumë më të ndryshme nga pritshmëritë qytetare.
Së fundi, vetëm një pakicë biznesmenësh të ndërtimit kanë përvojë rreth dy dekada, kanë teknologji dhe kanë biznes të qëndrueshëm, kurse pjesa më e madhe e tyre janë rritur përmes lidhjeve informale politike, duke qenë financuesit kryesorë të partive politike, të medias, të deputetëve, të figurave të larta kushtetuese. Midis këtyre të fundit bëjnë pjesë shumica e klientëve të OFL të viteve të fundit, shumica e viktimave në atentate, shumica e personave në listën e më të kërkuarve nga Interpol, por edhe shumica më aktive me investime në miniera, media, sport, tregti, etj! Në vendet me zhvillim të qëndrueshëm shtresa e pasur bën pjesë tek elita e kulturuar dhe me ndikim pozitiv në shoqëri, tek ne raportet duken të përmbysura.
A pasqyron kjo tabelë Shqipërinë që ne duam? A përputhet ajo me prioritetet shtetërore e publike? A ka domethënie dhe impakt në proceset zgjedhore dhe faktin se sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rriten ?investimet? në deformimin e votës dhe të demokracisë përfaqësuese në vend? Dhe a tregon kjo përse në vendin më të varfër në Evropë kemi përqindjen më të lartë të biznesmenëve deputetë në nivel kontinenti?
Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Pas rritjes së numrit të personave të prekur nga koronavirus...
Jose Mourinho ka bërë një nga gjërat që di të bëjë më së mir...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka folur sot në...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ndërsa komenton opinioni...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike Fabian Topo...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pranoi se ishte dakord me kryem...
Pavarësisht reformave të ndryshme dhe shpresave të mëdha, kr...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangje...
Ish-deputeti Edi Paloka, thotë se me ardhjen në pushtet, Par...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të opinionit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Komisioni i Venecias ka publikuar draft-opinionin final për ...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i përgjigjet kryeministrit...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me dis...
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video ndërsa...
Kryetari i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim m...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër lidhur me laj...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet akuzave të opozitës për ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...