LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mourinho shpërthen ndaj arbitrit pas ndeshjes ndaj United

20 Qershor 2020, 08:33, Politikë CNA
Mourinho shpërthen ndaj arbitrit pas ndeshjes ndaj United

Jose Mourinho ka bërë një nga gjërat që di të bëjë më së miri, teksa shpërtheu në kritika ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes ndaj Man United. ?Special One? ka folur rreth vendimeve të marra dje nga gjyqtarët e takimit Tottenham ? Man Utd, ku pati disa vendime kontroverse.

Një nga rastet e komentuara ishte edhe penalltia e Pogba, por edhe penalltia që u anulua nga VAR. Sa i përket këtyre vendimeve, Mourinho ka thënë se nuk është aspak i lumtur me vendimet e teknologjisë VAR.

?Ishte e vështirë të menaxhoje ndeshjen. Nuk jam i lumtur me penalltinë dhe nuk jam i lumtur me penalltinë e dytë. Nuk jam i lumtur me VAR, jo me gjyqtarët, gjyqtarët mund të gabojnë, por jo VAR. Ata janë aty për këtë punë?, ka shtuar portugezi.

Pas barazimit ndaj United, Tottenham tashmë mban pozitën e tetë në tabelën e Premierligës

Lajmet e fundit nga