web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat rekord me COVID-19/ Arben Gjata: Shtimi i rasteve i pritshëm, shqetësuese sjellja e njerëzve

10 Qershor 2020, 08:20, Lifestyle CNA

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotw se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka ardhur për shkak të hapjes sociale dhe rifillimit të aktiviteteve ekonomike në vend.

Gjata u shpreh se nuk është shqetësuese rritja e numrave, por sjellja e popullatës, e cila sipas tij ka humbur vigjilencën duke mos respektuar masat e kërkuara nga autoritetet shëndetësore.

?Është e pritur të rriteshin shifrat, me rihapjen sociale dhe rihapjen ekonomike. Për mua nuk është shqetësuese rritja e shifrave, por shqetësuese është sjellja e popullatës. Ato që janë thelbësore për të shmangur këtë sëmundje, që është ruajta e distancimit fizik dhe mbajta e maskave, lë shumë për të dëshiruar. Kemi shumë grupmosha të reja që mendojnë se virusi është larguar. Situata është në dorë të qytetarëve?, tha Gjata tha në Euronews Albania.

Ai tha se një pjesë e madhe e qytetarëve të infektuar janë me shenja të lehta, por kjo nuk do të thotë se është zbutur agresiviteti i COVID-19.

?Është e vështirë për t?u thënë, faktikisht dje kishim numrin më të lartë që nga fillimi i epidemisë. E vërteta është se shumica e pacientëve vijnë me shenja të lehta dhe një pjesë e madhe e tyre trajtohen në shtëpi. Por, dy të intubuar dhe 6 në reanimacion nuk do të thotë është situatë e lehtë. Unë besoj se vazhdon të mbetet një sëmundje serioze siç ka qenë më parë dhe me risk të lartë, që më të rrezikuar janë moshat e vjetra, pacientët me sëmundje shoqëruese?, tha ai.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje 36 raste të reja, duke bërë që e marta të shënonte numrin rekord të të prekurve që nga nisja e pandemisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga