web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mbetjet e groposura në Shqipëri”/ Prokuroria italiane zbulon skandalin: Këshilltari i Metës i dha ryshfet senatorit

5 Qershor 2020, 11:42, Politikë CNA

Mediat italiane kanë nxjerrë në dritë detaje në lidhje me një lajm të publikuar rreth tre vite më parë, ku pretendohej se në Shqipëri ishin groposur mbetjet e 1300 kontenierëve që kishin për destinacion Maqedoninë.

Në vitin 2017, një faqe italiane, ?pianetaitalianews.it?, shkruante se prokuroria italiane kishte nisur hetimet për këtë çështje dhe se nuk do të kurseheshin as punonjësit e Kryeministrisë.

Ndërkohë, sot, mediat italiane, kanë zbardhur dosjen e prokurorisë, ku ndër të tjera thuhet se lajmi ishte një ?fake neës?, i bërë me porosi të këshilltarit të presidentit Ilir Meta.

Bëhet fjalë për Ilir Kullën, i cili po sipas mediave Italiane, i ka dhënë ryshfet senatorit italian, Sergio De Gregorio, pronari i këtij portali që shkroi për groposjen e mbetjeve në Shqipëri, që të organizonte një fushatë sulmuese kundër qeverisë shqiptare.

Sergio De Gregorio, ka deklaruar se Ilir Kulla, e pagoi 55 mijë euro për të krijuar një “fake news” që do të lëkundte pozitat e qeverisë shqiptare.
De Gregoria nuk është një emër i panjohur për Drejtësinë italiane, pasi edhe në vitin 2008 kishte dhënë kontributin e tij për të rrëzuar qeverinë Prodi, falë lëvizjes së tij “Forza Italia”, ndërsa është akuzuar edhe për zhvatje, mashtrim dhe pastrim parash.

Në përgjimet e Prokurorisë ka dalë se vetë Ilir Kulla ka mbërritur në Itali në 26 shkurt 2017 në mënyrë që të ndiqte më nga afër ngjarjen./ CNA.al





Lajmet e fundit nga