web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të ndjeheni më pak të ndrojtur për pamjen tuaj gjatë një video-telefonate/ Ndiqni këto 3 këshilla

18 Maj 2020, 11:46, Lifestyle CNA

Miliona njerëz nga e gjithë bota po përdorin video-telefonata për të plotësuar nevojat e tyre shoqërore dhe profesionale gjatë izolimit.

Por për njerëzit që janë të ndrojtur për shkak të defekteve në pamje të shohin veten e tzre në kamera për një kohë të gjatë është shumë e sikletshme.

Mundohuni të përqëndroheni tek qëllimi i kësaj telefonate.

Kur e ndjeni veten duke u zhvendosur në një hapësirë negative përpiquni të mbani mend arsyen pse jeni regjistruar në këtë hapësirë.

“Nëse jeni duke rregulluar atë që ju duket, mos harroni se jeni duke biseduar me video për një lloj qëllimi,” tha McGregor. “Personi që flet me ju nuk po flet për ju për të parë se si duken ju por për të diskutuar për një temë të caktuar.? Mbani këtë në mendje në vend se të lodhni trurin në mednime që në fakt përveç mendjes tuaj nuk i mendon askush.

Mendoni se kjo video-telefonatë është një mundësi për tu shoqëruar në një mjedis të kufizuar.

Kur jeni në një video-telefonatë dhe po bisedoni me njerëz  që kanë fobi rrjetet sociale njësoj si ju në të vërtetë ky mund të jetë një përfitim.

Përdorini rrjetet sociale në avantazhin tuaj. Mjedisi i kufizuar mund të ndihmojë njerëzit të përballen me të tjerët, veçanërisht për ata që kanë probleme në kapacitetin ballë për ballë.

Mos harroni se imazhi që shfaqet në ekranin e telefonit tuaj nuk është një përfaqësim i vetvetes. Ka shumë artikuj në internet rreth asaj se si të dukeni mirë ndërsa bisedoni me video, sepse shpesh biseda me video nuk është argëtuese për këdo.

Por është mirë të mbani mend se ajo që shihni në kamera nuk është një paraqitje e saktë se si ju dukeni vërtetë në sytë e të tjerëve. Imazhi ndikohet nga drita, këndi i kamerës, ku jeni ulur, dhe një mori faktorësh të tjerë, dhe kjo ndodh për të gjithë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga