web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti vijon të na surprizojë/ Rikthehen reshjet dhe shtrëngatat, ja sa arrijnë temperaturat

27 Prill 2020, 06:12, Sociale CNA

E hëna dhe e marta do të nisin me mot të kthjellët përgjatë bregdetit e zonave të ulëta, ndërsa në mesditë vranësirat përgjatë maleve do të sjellin shi të përkohshmëm.

Të mërkurën e deri të premten vendi do të përfshihet hera herës nga vranësira të dendura. Këto do të pasohen nga reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe e breshër, situatë tipike e pranverës.

Më i paqëndrueshëm parashikohet moti ditën e parë të Majit, ku gjatë orëve të mesditës e pasdites priten reshje intensive.
Në stinën në të cilën jemi është e kuptueshme që rrebeshet e shiut janë të përkohëshme dhe shpesh i lenë vendin diellit.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati jugut hera herës e vrullshme. Ditë me erë të fortë parashikohet e premtja, kur do të ketë dhe det të trazuar.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.





Lajmet e fundit nga