web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata nga koronavirusi/ Tregu i Zdrales mbyllur deri më 23 qershor

24 Prill 2020, 21:05, Sociale CNA

I deleguari i qeverisë për situatën e Covid-19, Besfort Lamallari, me anë të një vendimi ka urdhëruar shtyrjen e pezullimit të aktivitetit në tregun e Zdrales në qytetin e Shkodrës deri më datën 23 qershor 2020.

Ky treg u mbyll pas një vendimi të komisionit për situatën në Shkodrër, pasi nuk u respektuan rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale.

Gjatë kësaj periudhë, prioritet do të jetë gjetja e një tregu alternativ, i cili deri më tani nuk është përcaktuar ende. Gjithashtu, shkresa që mban firmën e zv.ministrit Lamallarit parashikon marrjen e masave për të plotësimin e kushteve të higjenës në tregun tjetër që është hapur, atë të Dobraçit./CNA.al





Lajmet e fundit nga