web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më thanë se vetëm po të isha duke vdekur do shkoja në urgjencë”/ Flet nga spitali në SHBA shqiptari i infektuar

24 Prill 2020, 20:21, Sociale CNA

Juliani, një shqiptar që jeton në SHBA dhe që është infektuar me koronavirus, ka treguar si po e kurojnë mjekët në Amerikë.

?Ndodhem në Connecticut, jam në ditën e pestë në spital. E kam kaluar gjendjen e rëndë, jam në rënie të lehtë, duke u përmirësuar?, ka thënë Juliani.

Ai ka treguar në një lidhje ne\ë Skype në “Zonë e Lirë”, se para se të vinte në spital ka qëndruar 6 ditë në shtëpi.

?Tre ditët e para m?u duk si ftohje e lehtë. Ditën e katërt ndjeva vështirësi në frymëmarrje, më thanë të shkoja në urgjencë, bëra testin, dola pozitiv. Më thanë shko në shtëpi, por unë u ndjeva më keq. Më dhanë ibuprofen, por ishte gabim se ishte shumë i keq. I thash po bëhem keq, duhet të vij në urgjencë por më thanë se vetëm nëse je duke vdekur do vish këtu. Mora doktoreshën time personale dhe lash takim. Kur shkova në takim, ajo po më fliste dhe çdo sekondë që kalonte, po fikesha. Më mori dhe më ka sjellë në urgjencë, e cila është vetëm për Covid-19.

?Di gjë me çfarë mjekimi të kanë mjekuar??, e ka pyetur Pipero.

?Tani kam marrë hidroksilklorokine dhe oksigjen. Më kanë bërë gjilpërë për hollim gjaku. Të gjitha simptomat e mundshme i kam pasur në të njëjtën kohë?, është përgjigjur Juliani, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë sëmundje kronike.
?Tek ne nuk ndodh që të shtrojmë në spital kur je në rrezik për të vdekur. Kjo që i ka ndodhur Julianit i ka ndodhur dhe të tjerëve, kështu që këtë e solla për të dëgjuar juve, por dhe unë, për të dëgjuar çfarë ndodh në Amerikë?, ka thënë Pipero./CNA.al





Lajmet e fundit nga