web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizat e motit/ Mësoni çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë fundjavë

25 Prill 2020, 06:09, Sociale CNA

Pas disa ditëve me mot të vranët dhe reshje shiu tashmë gradualisht mbi vendin tonë pritet të ndikojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas SHMU, për ditën e sotme moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht mbi relievet e larta malore. Relativisht të njejta kushte do të ndikojnë edhe për ditën e Diel me motin kryesisht të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare por në lindje dhe releivet malore.

Era për këto dy ditë do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-8m/s. Sa i përket temperaturave ato parashikohen me rritje kryesisht në ato të mesditës duke prekur vlerat deri në 25-26ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.





Lajmet e fundit nga