Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
I-Në Dhiatën e vjetër Pashka është historia e çlirimit të popullit të Izraelit të lashtë nga skllavëria dhe e udhëtimit të tyre drejt lirisë dhe tokës së premtuar. Ky rrugëtim i gjatë u bë nëpër shkretëtirë, simbol i mundimeve dhe vuajtjeve. Bibla na tregon se, në përballjen me vështirësitë e shkretëtirës, shumë herë populli e humbi besimin, u tremb nga e panjohura e udhëtimit dhe u dëshpërua. Por, gjatë gjithë këtij udhëtimi të mundimshëm, prej dyzet vjetësh, ishte prania e fuqishme e Zotit, i Cili i ushqeu edhe kur nuk kishin ushqim; i mbrojti edhe kur ata mendonin se ishin të pambrojtur dhe i udhëhoqi dhe i ngushëlloi në çastet e frikës dhe të dëshpërimit. Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë reje për t’i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t’u bërë atyre dritë. (Eks. 13:20) Madje, pikërisht në shkretëtirë, një vend ku nuk mund të gjesh asgjë, Perëndia iu dha atyre Ligjin dhe bëri Bësëlidhjen me ta, duke i bërë popull të Tij.
Në Dhiatën e Re, nëpërmjet Kryqit, Pësimit dhe Ngjalljes, Krishti i dha një dimension të ri dhe më të thellë Pashkës, duke u bërë Vetë Ai, Pashka jonë. Krishti, – shkruan Apostulli – Pashka jonë, u flijua për ne. (1. Kor. 5:7) Ashtu si gjaku i qengjit të Pashkës, i shpëtoi të parëlindurit e hebrejve nga vdekja; po ashtu, edhe gjaku i Krishtit, i shpëton nga vdekja e përjetshme të gjithë ata që besojnë në Atë. Edhe udhëtimi ynë shpirtëror drejt tokës së premtuar, Mbretërisë së përjetshme, është gjithashtu një udhëtim nëpër shkretëtirë dhe vështirësive që hasen atje. Prandaj Zoti na thotë: Në botë do të keni shtrëngim; po kini guxim, unë e kam mundur botën. (Jn. 16:33) Këto fjalë na japin kurajë dhe shpresë, që edhe kur të jemi në hidhërime, sëmundje dhe vuajtje, qofshin trupore ose shpirtërore, ta ruajmë besimin dhe falenderimin. Sepse, ne e dimë që Kryqi nuk është akti i fundit i jetës tokësore të Krishtit, por Ngjallja. Sado të lodhur të jemi, ne kemi një vend pushimi shpirtëror. Ejani tek unë sa jeni të lodhur e të ngarkuar ? na thotë Zoti ? edhe unë do t?iu preh ju. (Mt. 11:28)
II-Çdo vit, ne udhëtojmë drej Pashkës, nëpër Kreshmën e Madhe, si një udhëtim në shkretëtirë, me sakrifica dhe duke hequr dorë nga shumë gjëra. Të gjitha sakrificat që bëjmë mund të na lodhin fizikisht, por na forcojnë shpirtërisht. Pashka e sivjetshme, për shkaqe që dihen, është krejtësisht e ndryshme. Nuk na u mundësua festimi masiv dhe në mbarë botën shërbesat fetare po kryhen në kisha pothuaj të zbrazëta. Frika nga infektimi, izolimi i gjatë dhe pasiguria për të ardhmen, krijojnë një atmosferë braktisjeje dhe shkretëtire, e cila në shumë njerëz mund të shkaktojë ankth dhe dëshpërim. Por, ?shkretëtira? mund të na ndihmojë për të medituar më thellë dhe për t?i kthyer zemrat tona drejt Perëndisë, për të zbuluar se çfarë është më e rëndësishme në ketë jetë, sepse të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që duan Perëndinë. (Rom.8:28) Me Perëndinë edhe në shkretëtirë mund të gjejmë jetën. Ai mund ta kthejë shkretëtirën në një vend të blertë dhe të freskët, ku nuk ka as dhembje, as lot dhe as hidhërim. Do të bëj – thotë Zoti – që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën pellgje uji dhe tokën e thatë burim ujërash. (Isaia 41:18)
Ndonëse të ndarë fizikisht, le të qëndrojmë të bashkuar shpirtërisht dhe cilido, që mundet, le të ndihmojë të tjerët që janë në vështirësi, sepse, është dashuria dhe dhembshuria ajo që mund të na japë identitetin si të krishterë të vërtetë. Në këto ditë të vështira, le t?i kujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që po përballen me vuajtje të mëdha, madje edhe me vdekjen dhe për të gjithë ata që u shërbejnë atyre me devotshmëri. Le të mos lejojmë që frika të na dobësojë besimin dhe dëshpërimi të na ligështojë zemrat. Për të krishterët e hershëm, vuajtjet hapnin një shteg, për të përafruar jetën e tyre me atë të Krishtit, për të marrë pjesë në Kryqin e Tij, me shpresën e pjesëmarrjes në Ngjalljen e Tij. Le të kemi kurajë dhe shpresë, sepse ne kemi një Zot zemërdhembshur dhe mëshirëplotë, i Cili nuk na ka harruar dhe vazhdon të kujdeset për ne. Besimi ynë na mëson se fjala përfundimtare në histori nuk i përket errësirës, por dritës; jo vuajtjes, por shërimit dhe prehjes dhe jo vdekjes, por jetës.
Të dashur vëllezër dhe motra! Le t?i lutemi Krishtit të ngjallur, Mjekut tonë të trupit dhe shpirtit, me fjalët e shën Ambrozit: Kam gjetur një Mjek. Ai banon në qiell dhe e shpërndan shërimin e Tij në tokë. Vetëm ai mund të shërojë dhembjen time, Ai i cili nuk ka asnjë dhembje. Vetëm Ai, i Cili njeh gjithçka të fshehur, mund të shërojë dhembjen time, hidhërimin e zemrës sime, frikën e shpirtit tim ? Jisu Krishti. Krishti është hir, Krishti është jetë, Krishti është Ngjallje. Amin.
Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!
Mitropoliti i Korçës,
Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës
+ Joani
Një tjetër ditë pranverore parashikohet për ditën e sotme.Mo...
Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm ne Ballkanin Pe...
Të dashuruarve do ju rikthehet fuqishëm pasioni në jetën e t...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se agjensitë turistike...
Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Shëndetësisë Leonar...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ndryshimet në kodin pena...
Kryeministri Edi Rama tha se qendrat estetike konsiderohen m...
Kryeministri Edi Rama e tha hapur se spotistët nuk do të për...
Në një kohë kur i gjithë vendi ndodhet i izoluar për shkak t...
Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shqiptarët që p...
Kryeministri Edi Rama ka folur për skenarin e hapjes cili si...
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se si do të paguhet shërb...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se përse kategoria e parë n...
Si kurrë më parë, ritualet fetare të Pashkës Orthodhokse zhv...
Gazetari Artan Hoxha është në dilemë se cfarë duhet të ndjek...
Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e ministrit ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka ripërsëritur thirrjen për rritjen...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun e vdekjeve nga k...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se sa do të kushtojnë paket...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...