web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ramën apo ndeshjen?/ Artan Hoxha në dilemë: Kë të marr, e kë të lë?!

16 Prill 2020, 18:56, Sociale CNA

Gazetari Artan Hoxha është në dilemë se cfarë duhet të ndjekë mbrëmjen e sotme, kryeministrin Edi Rama që do të jetë live në ?Opinion? apo ritransmetimin e gjysmëfinales së botërorit 2002, Brazil vs Turqi 1-0.
Hoxha thotë se e tundon Brazili i 2002-shit, edhe pse është ritransmetim sepse sipas tij, ka kohe që Rama edhe pse është cdo ditë, madje dhe disa herë ne dite, live, nga ekrani i televizorit, thotë të njëjtat gjëra.

Mes të tjerash Hoxha shkruan se mes një gjysmëfinale botërori Brazil vs Turqi, që ritransmetohet për herë të parë pas 18 vitesh, dhe Ramës që ritransmetohet cdo ditë, më mire po sheh superskuadrën e Skolarit, me Ronaldon, Rivaldon, Roberto Karlos, Kafu e Denilson në fushë.

?Në dilemë???!!!
Në celular më erdhën dy njoftime.
I pari, kryeministri Rama do te jete live, sot ne oren 21.00 ne OPINION.
I dyri, ne oren 21.00 ne RTSH Sport transmetohet gjysmefinalja e boterorit 2002, Brazil vs Turqi 1-0.
Ke te marre, e ke te le?!
Nje miku im, tifoz sporti por dhe tifoz i zhvillimeve politike per shkak te krizes nga Covid-19, me tha: Po cfare do i shohesh asaj ndeshje te luajtur para 18 vitesh. Ajo eshte rregjistrim dhe dihet sa ka dale. Ndersa Rama eshte live dhe ka per te thene gjera te rendesishme, per situaten dhe masat e marra per koronavirusin.
Mu kujtua ajo shprehja popullore qe thote:
?Ju per ne kishe, ne kishe po me coni, po une mendjen e kam nga xhamia…?
Me tundon Brazili i 2002-shit, edhe pse eshte ritransmetim.
Sepse ka kohe qe Rama edhe pse eshte cdo dite, madje dhe disa here ne dite, live, nga ekrani i televizorit, me duket sikur eshte ritransmetim, pasi thote te njejtat gjera.
Tani, mes nje gjysmefinale boterori Brazil vs Turqi, qe ritransmetohet per here te pare pas 18 vitesh, dhe Rames qe ritransmetohet cdo dite, madje pasi ka folur sot ne dreke disa here ne parlament, me mire po shoh superskuadren e Skolarit, me Ronaldon, Rivaldon, Roberto Karlos, Kafu e Denilson ne fushe.
Per te mos thene, qe nga ana tjeter, ka qene Turqia me e mire e te gjitha koherave.
Skuadra e ?enol Güne?, duke filluar nga portieri i madh, Rü?tü Reçber, Fatih, Alpay Özalan, Bülent Korkmaz, Ümit Davala, Ba?türk, Emre Belözo?lu, Hasan Shash, Arif Erdem, e deri te kapiteni i asaj skuadre te shkelqyer, Hakan Shukur.
Ne ate kohe Hakan Shukur, nuk ishte thjeshte kapiteni i kombetares se Turqise, por ishte heroi i madh i gjithe popullit turk. Pasi ende ne pushtet nuk kishte ardhur Erdogan, qe do ti arrestonte familjaret, do ti sekuestronte pasurine, do ta shpallte ne kerkim nderkombetar per organizim e pjesemarrje ne grusht shteti dhe do ta katandiste ne shofer taksie ne Amerike…
Sugjerimi im eshte vetem per tifozet e futbollit, per te tjeret, nuk vlen. Mos e ndryshoni programin…?, shkruan Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga