web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha rikërkon rritje të numrit të testimeve për Covid-19/ Kemi prekur vetëm majën e ajsbergut

16 Prill 2020, 16:52, Sociale CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ripërsëritur thirrjen për rritjen e numrit të testimeve për gjurmimin e rasteve me koronavirus.

Sipas Bashës, gjurmimi i kontakteve nuk po bëhet në masën e duhur dhe duhet të kërkuar një prioritet absolut duke nisur me ndryshimin e përqasjes së deritanishme.

?Dua të përsëris qendrimin tonë i cili nuk ka pasur vëmendjen e duhur për të ndryshuar strategjinë.
Nëse ne vazhdojmë të prekim vetëm sipërfaqen, majën e ajsbergut do e kemi shumë të vështirë që të drejtojmë vendin drejt hapjes. Ështe e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan dhe e pamundur që të kemi një plan të tillë me nivelin aktual të testimeve. Dua të përsëris edhe thirrjen për pasijet mbrojtëse për vijën e parë, për veshjen special të cilat nuk duhet të mungojnë në të gjithë zinxhirin e shërbimit mjekësor?, tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga