web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dervishaj: Bizneset që përdorin si pretekst lejet për të lëvizur kudo do ndëshkohen

15 Prill 2020, 21:27, Sociale CNA

Përfaqësuesi i policisë rrugore Albert Dervishaj foli për qarkullimin e qytetarëve gjatë këtyre ditëve, kur kanë ndryshuar edhe fashat e orareve të daljes.

Ai theksoi edhe njëherë se qytetarët kanë të drejtë të dalin nga ora 5 e mëngjesit deri në 17 e 30 duke bërë aplikimin online në e-albania.

“Për çdo familje një person do të dali për të bërë pazar. Moshat e treta, që kanë një brez të caktuar dhe sistemi nuk ua lejon atumatikisht nuk do lejohen. E veçanata është tek automjetet. Automjetet do të lejohen të lëvizin për nevoja pune përmes autorizimeve apo vetëdeklarimeve që kanë marr për momentin. Autorizimet janë të vlefshme, me një kusht që askush nuk ta të drejtë të abuzojë me autorizimin. Çdo qyetar që është në punë të shkojë dhe të kthehet nga puna, por jo të dalë për xhiro?, tha Dervishaj duke shpjeguar se orari i lëvizjes për të shkuar në punë në mëngjes është 05:00- 08:00 dhe orari i kthimit 16:00-17:00”, tha ai në emisionin “Opinion”.

Dervishaj tregoi se një pjesë e veprimtarisë që kanë të bëjnë me furnizmin e qytetarëve shqiptarë me ushqime apo aktivitete të tjera, do të lejohen brenda fashave orare.

Gjithashtu ai nënvizoi se edhe aktivitetet si vaskat e peshkut, pularia apo blegtoria nuk do të pengohen për të shkuar në destinacionin që janë. Në fund të fjalës, përfaqësuesi i policisë paralajmëroi bizneset të që të mos i përdorin si pretekst lejet për të lëvizur kudo, pasi deklaroi do të ndëshkohen konform kërkesave të ligjit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga