web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Boll me sharje e mallkime”/ Rama sqaron rregullin kryesor për ata që do të riatdhesohen

15 Prill 2020, 14:05, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama thotë se riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar.

Rama ka sjellë shembullin e Singaporti për të cilin thotë se u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin m? të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie, por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve.

Kryeministri thotë se duhet të rihapim rrugën e riatdhesimit siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel.

?Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë pse kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të paktën të bëjnë durim derisa ta shohin paketën e riatdhesimit! I siguroj që paketa do të jetë e arsyeshme dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë për ta optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë.
Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!?/CNA.al





Lajmet e fundit nga