web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata dhe problemet për shkak të COVID-19/ Meta mbledh sërish Këshillin e Sigurisë Kombëtare

15 Prill 2020, 07:11, Sociale CNA

Sot pritet të mblidhet për të dytën herë radhazi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Meta.

Mësohet se mbledhja do të zhvilllohet online gjatë pasdites, ndërsa pjesë e diskutimeve do të jetë situata e vendit me COVID-19 për përballimin dhe rimëkëmbjen e vendit.
Pjesë e mbledhjes do të jenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrat Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Olta Xhacka, Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Shqipëria ka konfirmuar 475 raste me COVID-19, 24 viktima dhe 248 të shëruara./CNA.al





Lajmet e fundit nga