web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje, ja sa do jenë temperaturat

14 Prill 2020, 06:13, Sociale CNA

Për ditën e sotme parashikohet ndërhyrje e shurtër e motit të paqendrueshëm. Sipas SHMU, reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe.

Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore. E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.

Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C





Lajmet e fundit nga