web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj: Punonjësit e shkurtuar nga bizneset do paguhen nga shteti

13 Prill 2020, 20:37, Sociale CNA

Ministri Arben Ahmetaj tregoi mbrëmjen e sotme se në paketën e dytë do të përfshihen edhe personat e shkarkuar nga puna në situatën e konfirmuar nga koronavirusi.

Ahmetaj tha se këta persona do të përfitojnë 400 mijë lekë të vjetra.

“Edhe ata punonjës të shkarkuar nga puna përfitojnë, merret lista, merret grupi që është hequr nga marsi dhe këta përfitojnë 400 mijë lekëshin. Ka një listë pagesë që marrin pagesë një për një. Të gjithë këta që kanë ikur nga borderoja do të marrin 400 mijë lekëshin, ata që janë në punë nuk marrin nga ne se shteti do ndihmojë kompaninë”, tha ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga