web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur do hapen klinikat dentare dhe qendrat estetike/ Rama: Janë me rrezik të lartë, u kërkoj falje grave

16 Prill 2020, 20:30, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama tha se qendrat estetike konsiderohen me risk të mesëm dhe të madh dhe nuk do të hapen për momentin.

Me tone ironike, Rama i kërkoi falje grave që nuk po i lejon të ndërhyjnë në pamjen e jashtme.

“E vetmja pikë ku ka debat janë estetiket. Ekestetiket është i ndarë gupi i punës nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Ju kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm”, u shpreh ai, ndërkohë të njëtën gjë tha edhe për klinikat dentare dhe restorantet.

“Klinikat dentare janë njësoj si ata të estetikës, konsiderohen me risk të lartë. Kur të hapen, do hapen me një protokoll të caktuar me axhendë. Ju e dini që floktoret janë redaksitë pa lajme të shkruara. Kjo është një gjë që do ta protokollojmë dhe patjetër që do hapen.

Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të hapen që në fashën e parë), aktivitetet argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”, nënvizoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga