web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektimi i punonjësve të fasonerisë në Krujë/ KSSH: Të mbyllet firma, shteti të subvencionojë pagat  

17 Prill 2020, 09:48, Sociale CNA

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me lajmin për infektimin nga Covid-19, të tre punonjëseve të një fasonerie në Krujë.

Në një deklaratë për mediat, KSSH i kërkon qeverisë mbylljen e firmës në fjalë si dhe subvencionimin e pagës për punonjëset, të cilat nuk kanë marrë ende pagën e marsit.

?Tre punonjëse të një fasonerie në Krujë kanë rezultuar me Covid-19  ndërkohë i infektuar ka rezultuar edhe djali i një prej punonjëseve.
KSSH kërkon testim për të gjithë punonjësit e kësaj fasonerie dhe kontakteve të tyre si në familje dhe jashtë saj.
KSSH mëson se shqetësim të madh se edhe pse data është 17 prill  shumica e grave që punojnë në sektorin fason në vend nuk i kanë marrë  pagat e muajt mars.
Këto punonjëse prej vitesh marrin pagan minimale e në shumë raste kjo pagë është e vetmja e ardhur për shumë familje shqiptarë.
Në kërkojmë nga qeveria Rama një paketë të  posaçme në mbështetje të sektorin fason si një ndër të ekspozuarit nga rreziqet për shkak të krizës që solli pandemia Covid-19.
Punonjësit e sektorit fason janë përballë rrezikut të mbijetesës dhe nuk mund të shkelet e drejta e tyre për të marrë djersën, ndaj shteti duhet të vendos në lëvizje të gjithë mekanizmat për të lehtësuar barrën financiare si për pronarët dhe për punonjësit e këtij sektori.
Qeveria të urdhërojë bankat të japin kredi me interes minimal për cilindo biznesmen që operon në këtë sektorë.
Qeveria të  detyrojë biznesmenët të mos përfitojnë nga kjo situatë për të mos paguar punonjësit.
Një vit më parë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkoi qeverisë shqiptarë të miratojë një status të posaçëm për gratë fasonë.
Kjo ishte një nisëm avangart në rajon që do kishte impakt të jashtëzakonshëm për përmirësimin e kushteve të këtij sektori aq problematik dhe skllavërues.
KSSH është një derë e hapu për gratë fasone  për të denoncuar çdo shkelje nga ana e pronarëve dhe sipërmarrësve dhe në do ti ndjekim ligjërisht problemet e tyre.
Dinjiteti i punëtorit shqiptar është misioni ynë !?-thuhet në deklaratën e KSSH.





Lajmet e fundit nga