web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi i Covid-19 në Shkodër/ Ademi: Është neglizhuar gjurmimi i rasteve, masat nuk janë ato që reklamohen

14 Prill 2020, 15:26, Politikë CNA

Kryebashkiakja  në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, në një lidhje me ?ABC neës? ka folur për shpërthimin e pandemisë në këtë qytet.

Ademi tha se është neglizhuar gjurmimi. Sipas saj nuk duhet të testoheshin vetëm personat me shenja të rënduara të Covid-19 dhe kjo duhej bërë që në fillimet e shfaqjes së pandemisë.

?Në Shkodër që nga 26 shkurt dhe deri më sot janë rreth 322 testime, por apelimi ishte që kshin kaluar dy jave dhe kishim vetëm 14 testime. Do të duhet të bëhet një gjurmin i cili është neglizhuar. Në varësi të vlerësimit të problematikës së prekjes së COVID-19 do të duhet të ndryshojë strategjia pasi pesha kryesore i është lënë qytetarëve.

Para tre ditësh kemi filluar ti karantinojmë të gjithë ata që futen në Shqipëri. Problematika në Shkodër është selektive, fatkeqësisht kemi raste në spitalin e Shkodrës. Masat nuk janë aq respektive sa ato reklamohen.

Në Shkodër kemi raste shumë të rënda të cënimit të shëndetit, vetëm në tre ditët e fundit ka një rritje të testimeve. Janë bërë 17 teste në ditë dhe kanë dalë 12 pozitivë, pra me rritjen e numrit të testeve verifikohen rastet e reja.

Nëse del një rast duhet ta shumëzojmë minimalisht me 10 apo 15 të tjerë. Me shpalljen e fatkeqësisë natyrore dhe shpalljen e emergjencës civile automatikisht qeverisjen e merr në dorë Pushteti Qendror dhe askush tjetër nuk ka tagër që të marrë vendimarrje, por ka detyrën t?i respektojë. Masa e propozuar në Shkodër është masë ekstra?, tha Ademi.

 





Lajmet e fundit nga