web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Virusi mund të rikthehet në fund të vitit”/ Pipero: Mund të zgjasë dy deri në tre vjet

10 Prill 2020, 21:01, Lifestyle CNA

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero thotë se ecuria e epidemisë ka ndjekur të njëjtën llogjikë si në vendet e tjera, por tashmë jemi në thyrjen e kurbës..

Sipas Piperos, ?javën tjetër do fillojë rënia graduale, do jetë gjysma e dytë kësaj epidemie, nuk do ngjajë më të parën. Do jetë jetë më e gjatë por më e butë?.

?Fundi i prillit do na gjejë me më pak persona të prekur, dhe maji me numra sporadikë.
Qeveria do fillojë të japë më shumë liri për të ndihmuar njerëzit nga ana psikologjike. Epidemia po bie, zbritja e masave duhe të jetë gradulale?, tha Pipero.

Ai theksoi se virusi do vazhdojë të qarkullojë dhe epidemia mund të rikthehet në fund të këtij viti.

?Mund të zgjasë dy deri në tre vjet por nuk do i gjejë më të papërgatitura sistemet shëndetësore. Shpresoj se nga fillimi i vitit vaksina do të jetë gati? tha Pipero në një lidhje me Skype në “Zonë e Lirë”./CNA.al





Lajmet e fundit nga