web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po presim një preparat nga Japonia”/ Tritan Kalo: Lehtësimi i masave i parakohshëm

9 Prill 2020, 20:40, Lifestyle CNA

Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se numri i të shtruarve në spitalin Infektiv është në zbritje.

Kalo thotë se në spital ndodhen 52 pacientë, 5 në fazën intensive dhe katër prej tyre të intubuar.

?Numri i të shtruarve ka ardhur në zbritje, sot kemi 165 të shëruar nga të sëmurët e trajtuar në spitalin infektiv. Ktyre të sëmurëve në përputhje të kushteveu ofrohen mjekime që përshtaten për mjekimin e të sëmurëve të tillë bazuar nga eksperienca e pasur në Kinë, si antiviralët, antimalarikët dhe preparatet biologjike. Ambasadori jonë në Japoni po përpiqet të sigurojë sjelljen e një preparti i cili ka rezultuar i dobishëm në Japani. Shumë shpejt do përdoret nga mjekët shqiptarë?, tha Kalo në Open.

Përsa i përket lehtësimit të masave, Kalo thotë se është i parakohshëm.

?Lehtësimi i masave është i parakohshëm por mund të bëhet në disa sektorë të caktuar. Një popullatë e ngjashme me tonën në Zelandën e Re ka vetem një të vdekur, kryeministrja ka vendosur të lehtësojë masat, por thotë një gjë: Nëse do lëvizim herët do shkojmë mbrapa. Do bëhet lehtësi vetëm aty ky pronarët sigurojnë masat efikase për distancimin shoqëror?, tha Kalo./CNA.al





Lajmet e fundit nga