Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një marrëveshje e përbashkët partneriteti u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP), e cila thekson mbështetjen ndaj autoriteteve të shëndetësisë në Shqipëri për të luftuar COVID-19 përmes blerjes së 30 respiratorëve.
Ky kontribut plotëson angazhimin e qeverisë shqiptare për rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e një numri të mjaftueshëm të makinerive jetë-shpëtuese për trajtimin e pacientëve të COVID-19 në terapi intensive.
Qeveria zvicerane po dhuron 330,000 USD, qeveria norvegjeze 3,000,000 Krona Norvegjeze dhe UNDP 100,000 USD. Të 30 respiratorët pritet të arrijnë në Shqipëri brenda muajit dhe do t?i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
?Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar me rritjen e kapaciteteve në luftën kundër COVID-19. Në këtë situatë, ku ka më shumë të panjohura sesa të njohura, e vetmja mënyrë për t?u përballur me këtë armik të padukshëm është të bashkojmë forcat, duke qenë solidarë. Ndaj, mbështetja juaj për blerjen e 30 respiratorëve është shumë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri?, theksoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
?Qeveria e Shqipërisë përcaktoi që një nga nevojat kryesore në menaxhimin e krizës së koronavirusit ishte sigurimi i makinave respiratore. Këto makina bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes për shumë njerëz. Për ne është kënaqësi që mundëm t?i përgjigjemi shpejt kërkesës tuaj dhe të kontribuojmë së bashku për blerjen e 30 respiratorëve shtesë për spitalet e Shqipërisë?, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.
Ambasadori i Norvegjisë për Shqipërinë, Jens Erik Grondahl theksoi: ?Në një kohë shumë të vështirë, e cila po i rëndon shumë shërbimet e shëndetit publik, është e nevojshme të tregojmë solidaritet dhe të bëjmë cfarë kemi mundësi për të ndihmuar njëri tjetrin dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta në mundjen e pandemisë. Për këtë arsye, Norvegjia është krenare që mbështet përpjekjet kombëtare të Shqipërisë kundër pandemisë COVID-19 duke siguruar fonde për blerjen e menjëhershme të respiratorëve në një partneritet të paprecedent me Qeverinë Shqiptare, Zvicrën dhe UNDP.?
?Në këtë kohë të paprecedentë, UNDP qëndron në krah të Shqipërisë. Kjo nismë demonstron fuqinë e partneriteteve për të ndihmuar shtetet të adresojnë shqetësime kritike shëndetësore në mes të pandemisë globale. Jemi të lumtur të bashkojmë forcat me Qeverinë Zviceriane dhe atë Norvegjeze për t?u ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore me pajisje kritike të emergjencave mjekësore të cilat mund të shpëtojnë jetë njerëzish?, tha Përfaqësuesja e Përhershme në Shqipëri e UNDP, Limya Eltayeb.
Rasti i parë i konfirmuar i COVID-19 u regjistrua në Shqipëri më 9 mars dhe deri tani janë 416 raste të konfirmuara. Menjëherë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcaktoi blerjen e respiratoreve si një nga prioritetet më të rëndësishme për qeverinë e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka financuar blerjen e 54 respiratorëve, ndërsa ky financim i tre donatorëve ndërkombëtarë do të sigurojë edhe 30 respiratorë shtesë për të ndihmuar Shqipërinë për përballimin e situatës së COVID19.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka shkuar në 416 nu...
Një restorant në Elbasan ka qëndruar i hapur deri të premten...
Duke vlerësuar ndikimin që do të ketë pandemia Covid-19 në v...
Mjeku Pëllumb Pipero tha mbrëmjen e sotme se masat e marra n...
Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar nëse do të ketë një valë të ...
Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero është pyetur lidhur me laj...
Shumë persona kanë ngritur aludimet nëse lënda narkotike ka ...
Mjeku Pëllumb Pipero i është përgjigjur mbrëmjen e sotme pye...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se tashmë e kemi kal...
Mjeku Ariet Gega në një lidhje me emisionin “360 gradë” u sh...
Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se numri i të shtruarve...
Mjeku shqiptar në SHBA Ariet Gega ka sqaruar në një lidhje m...
Epidemiologu Dritan Ulqinaku në një lidhje me emisionin “Rep...
Kryeministri Edi Rama thotë se edhe duke marrë masa lehtësue...
Mjeku Tritan Kalo ka treguar me detaje se si ka çfarë bën ai...
Del përgjigjia e testeve për stafin mjekësor të Qendrës Shën...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjig...
Shkon në 23 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin ton...
Ka kaluar një muaj që prej ditës kur në vendin tonë u konfir...
Anëtarët e Akademisë Kombëtare të Shkencave thonë se nuk duk...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...