web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjeku shqiptar flet me shifra/ “Në Shqipëri mund të jenë 2000 të infektuar”

9 Prill 2020, 20:18, Lifestyle CNA

Mjeku Ariet Gega në një lidhje me emisionin ?360 gradë? u shpreh se duke nisur nga mortaliteti në Shqipëri mund të jenë deri në 2 mijë të infektuar me Covid-19.

?Në Shqipëri aktualisht mortaliteti është diku te 20 e ca pacientë. Nuk dua të besoj që mortaliteti është shumë i lartë në Shqipëri, por nuk mund të ketë 400 raste në Shqipëri. Duhet të jenë mbi 1 mijë, diku 1 mijë-2 mijë, duke u nisur nga mortaliteti.?

Por kjo teori u kundërshtua nga Erion Dasho i cili tha se kjo është më shumë një teori konspirative.

?Unë tentoj ti besoj më tepër dhe jam i linjave zyrtare. Teoritë konspirative gjithmonë do të ekzistojnë, aq më tepër kur janë problem të reja shëndetësore si ky i covid-19. Teoritë konspirative e kanë shoqëruar që nga fillimi epideminë dhe ka patur teori të shumta. Unë i besoj më tepër teorive zyrtare.?





Lajmet e fundit nga