web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A mund të shoqërohemi me persona të shëruar nga COVID-19?/ Pipero i jep fund aludimeve

9 Prill 2020, 21:12, Lifestyle CNA

Mjeku Pëllumb Pipero i është përgjigjur mbrëmjen e sotme pyetjes nëse mund të shoqërohemi me personat e shëruar.

Në një lidhje me emisionin “Opinion”, mjeku tregoi se nëse personi ëhstë shëruar sipas protokollit nuk ka asnjë problem dhe mund të shoqërohet me këdo.

“Po mund të shoqërohen, flas për personat e shëruar sipas protokollit se ata që dalin nga spitali dhe dalin negativë duhet të përfundojnë periudhën e dy javëve të karantinimit që të dalë i pastër”, nënvizoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga