web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Braktisja e familjeve në nevojë, kriminale”/ Bardhi thirrje Ramës: Lëri fjalët boshe dhe teatrin

29 Mars 2020, 10:14, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.

Sipas Bardhit, braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale.

Demokrati thekson se qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.

?Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.
Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.
Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t?i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive?, shkruan Bardhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga