web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat e Vjollca Hoxhës kundër mjekëve shqiptarë në Itali

28 Mars 2020, 20:17, Aktualitet CNA

Ditën e sotme qeveria shqiptare dërgoi në Itali një grup prej 10 mjekësh dhe 20 infermierësh, për t?i ardhur në ndihmë shtetit fqinj në luftën kundër koronavirusit, i cili ka shkaktuar shifra të frikshme.

Ndonëse ky vendim është duartrokitur masivisht mediat e Vjollca Hoxhës i kanë dalë kundër. Është ?Shqip?-i i Top Medias që dikur ka qenë gazetë e tani është vetëm portal, ai që e ka sulmuar hapur dërgimin e mjekëve në Itali.

?Shqip? është e vetmja në Europë e botë që sot ka dalë hapur kundër ndihmës me staf mjekësor e infermierë që Shqipëria ka dërguar në Itali.

Që në titull Shqip shkruan ?Shqipëria është në pikë të hallit, kurse Rama dërgon 30 mjekë për të ndihmuar Italinë?.

Kur gjithë Europa dhe bota po ndihmon Italinë nga kjo katastrofë shëndetësore, mediat e Vjollca Hoxhës sulmojnë hapur qeverinë dhe kryeministrin për një akt që është përshëndetur gjerësisht.

Gjithashtu edhe shtete të tjera i kanë ardhur në ndihmë Italisë, si përshembull Gjermania, e cila i ka marrë disa pacientë apo Kina që ka dërguar staf mjekësor dhe pajisje.

Shqipëria sot dha ndihmën e saj për një vend që mban prej gati 30 vitesh mbi 700 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë aty e janë me familje.

Por për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin ky ishte një veprim i gabuar sepse Shqipëria ka hallet e saj dhe sipas tyre kjo ndihmë nuk duhej. Titulli i shkrimit mjafton për të kuptuar kush janë mediat e Vjollcës që i drejton Blushi.

Nga ana tjetër mjekët mbërritën mbrëmjen e sotme në shtetin fqinj dhe u pritën nga ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio, i cili falenderoi qeverinë dhe popullin shqiptar që po e mbështet vendin fqinj në këto momente tejet të vështira.

Ndërkohë të shumtë janë edhe ata që e kanë duartrokitur dërgimin e mjekëve, ndër të cilët përmendim koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozi, presidentin Ilir Meta, ambassadorin e BE Luigi Soreca dhe vetë Bashkimi Europian./ CNA.al

BE vlerëson solidaritin e Shqipërisë me Italinë/ ?Flamuri juaj të valëvitet mes flamujve të unionit?

Nga Astrit Patozi/ Mos e zhvlerëso sakrificën e heronjve të luftës

Mbërrijnë në Itali mjekët shqiptar/ Ministri italian: I treguat BE-së vlerat europiane

Mjekët shqiptarë në Itali/ Meta: Solidariteti dhe sakrifica juaj do forcojnë marrëdhënien mes dy vendeve

?Nuk e braktisim mikun në ditë të vështira?/ Rama përcjell drejt Italisë mjekët





Lajmet e fundit nga