LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbërrijnë në Itali mjekët shqiptar/ Ministri italian: I treguat BE-së vlerat europiane

28 Mars 2020, 17:43, Sociale CNA
Mbërrijnë në Itali mjekët shqiptar/ Ministri italian: I

Kanë mbërritur në Itali mjekët dhe infermjerët shqiptarë të cilët u nisën pasditen e sotme nga aeroporti i Rinasit në ndihmë të shtetit fqinj në luftën kundër koronavirusit.

Ata u pritën nga Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio i cili bëri me dije se ata do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë,  zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i?u përgjigjën thirrjes për t?u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Di Maio shprehu gjithashu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë.

‘Dua të falenderoj publikisht  kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar  për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderojë dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë’, tha Di Maio.

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Gepostet von Luigi Di Maio am Samstag, 28. März 2020

Lajmet e fundit nga