web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në frontin e parë të luftë me Covid-19/ Ruçi falenderon mjekët, policët dhe ushtarët

29 Mars 2020, 11:12, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka falenderuar sot mjekët, policët dhe ushtarët shqiptarë, për vetëmohimin e tyre për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Sipas Ruçit, 30 mjekët shqiptarë që nisën dje shërbimin në spitalet italiane u bënë mesagjerë të humanizmit shqiptar, dallëndyshet që lajmërojnë fitoren e jetës.

?Rreziku që i kanoset jetës së qytetarëve shqiptarë dhe gjithë njerëzimit nga koronavirusi, na ka bërë më të bashkuar e solidarë me njeri-tjetrin, edhe pse në distancë sociale. Por distanca fizike ka shkurtuar distancën shpirtërore e njerëzore. Shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit dhe timen personale për mjekët, infermierët dhe personelin që shërbejnë me vetëmohim në vijën e parë të zjarrit dhe shpëtojnë jetët e njerëzve si edhe për punonjësit e policisë dhe pjestarët e forcave të armatosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 30 mjekët shqiptarë që nisën dje shërbimin në spitalet italiane u bënë mesagjerë të humanizmit shqiptar, dallëndyshet që lajmërojnë fitoren e jetës. Ata iu bashkuan qindra mjekëve shqiptarë që kontribojnë me përkushtim në mjaft vende të botës, në të pesë kontinentet dhe lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Kombi nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe ushtarëve të tij në këto ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe njerëzimin. Deputetët dhe komisionet e Kuvendit, pavarësisht kushteve të imponuara nga COVID-19, vazhdojnë të punojnë online dhe njëkohësisht të kujdesen për qytetarët në nevojë. Të gjithë qytetarët të zbatojmë rregullat e kësaj lufte dhe të kontribojmë në mbrojtjen e jetëve!?, shkruan në mesazhin e tij të mirënjohjes Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga