web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vokshi i publikon videon Ramës/ Gënjeshtra për policinë spanjolle, ja si i këndojnë serenata fëmijëve

22 Mars 2020, 12:23, Politikë CNA

Demokratja Albana Vokshi ka reaguar sërish për vdeon e publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shiheshin disa policë duke dhunuar qytetarët.

Rama i shiti për publikun si pamje nga Spanja të policisë që dhunonte qytetarët se nuk rrinin në shtëpi, por opozita zbuloi se në fakt videoja ishte regjistruar gjatë protestës së opozitës në Algjeri.

Për këtë reagoi edhe kreu i qeverisë, i cili pretendon se ka rënë pre e një fake neës-i, ndërsa Vokshi ka publikuar një tjetër video ku shihet që policia i këndon fëmijëve poshtë ballkonit dhe dritareve.

“Këngë për fëmijët, jo dhunë me shkop gome. Shikoni si ndryshon si nata me ditën policia algjeriane që Edi Rama e promovon për dhunën kundër qytetarëve me policinë europiane të një vendi demokratik si Spanja. Policë që këndojnë dhe argëtojnë në distancë fëmijët. Video është e datës 17 Mars në një rajon të Spanjës së izoluar prej koronavirusit. Duke konsideruar argëtimin e fëmijëve në karantinë si shërbim për komunitetin, mesazhi i policisë spanjolle është frymëzues: Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë 3 herë në ditë nga kryeministri fjalime me kërcënime, me dhunë dhe mallkime.

Si njeri me dy fytyra, Edi Rama paguan për një ditë 22 milionë për 4 ndërtues, por akoma nuk ka lëshuar asnjë qindarkë për pagat e qytetarëve që po rrinë të detyruar në shtëpi, për bizneset e mbyllura, për shëndetësinë e dobësuar akoma më shumë nga koncesionet e tij korruptive. Kjo kohë e vështirë na ka treguar se ne, më shumë se kurrë, nuk kemi nevojë për një polic sadist në krye të qeverisë, por për një kryeministër normal, që qetëson qytetarët, i inkirajon ata, nuk i përçan, por i bashkon”, deklaron ish-deputetja e PD-së./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga